Page 242 - Nji jete ne mes kosoves
P. 242

  HUMANIST DHE INSPIRUES I SË MIRËS
Familja Bajraktari ka ndjekur parimin e bamirësisë. Musli Bajaraktari i Vranocit, ka qenë i njohur për shpirtin e tij human. Atë që e ka pasur s’ka kursyer për ta ndihmuar tjetrin. Kjo bamirësi (humanizëm) është trashëguar nga brezi në brez në këtë familje. Edhe djali i Musliut, Metë Bajraktari kishte parimin e filozofisë së vjetër “Të mirën qite në det se do ta gjesh në shtëpi“.
Ai në shumë raste ka lënë veten keq për t’u ndihmuar të afërmve, miqve, shokëve dhe çdo kujt tjetër që ka pasur nevojë. Kur erdhi në Amerikë, kur pak u forcua ekonomikisht, menjëherë filloi të mendonte për kushërinjtë dhe miqtë e tij që kishin kushte të vështira jetese. Nisi t’ u dërgonte të holla, por nevojat ishin të mëdha dhe vërejti se kjo formë e ndihmës nuk mjaftonte. Ai gjeti një rrugë tjetër, sjelljen e të afërmve në Amerikë, duke nxjerrë si përfundim se më mirë u ndihmohej atyre nëse u sillte nga një mashkull (këndej) sesa t’u dërgohej nga pak para.
Njeriun e parë që e solli Meta në Amerikë ka qenë i vëllai, Lul Bajraktari me të shoqen në vitin 1975, pesë vjet pas ardhjes së tij. U përkujdes për të derisa u stabilizua ekonomikisht, duke i gjetur punë dhe banesë. Në të njëjtën kohë e ka sjellë edhe mikun e tij Rrustem Gecin nga Lluka e Ulët nëpërmjet Italisë dhe Kanadasë, duke i ndihmuar, gjithashtu në stabilizimin e tij në Amerikë. Më pas ka ndihmuar Muharrem Krasniqin nga rrethi i Pejës dhe Dervish Berishën, duke u gjetur punë dhe duke i përkrahur derisa ata e kanë marrë veten ekonomikisht.
239






























































































   240   241   242   243   244