Page 244 - Nji jete ne mes kosoves
P. 244

241
anën negative, lëshuarjen e Kosovës. “Unë mendoj se mos të kishin punuar këta njerëz këtu nuk dij se çka do të ndodhte me ata atje në krizat e mëdha nëpër të cilat, kohëve të fundit, ka kaluar Kosova. Nga këtu, ata mbajtën Vranocin gjallë. Me paratë që u fituan në Amerikë, ndërtuan shtëpi, shkollën, rrugën, xhaminë dhe shumëçka tjetër në vendlindje. Ata që jetojnë atje, ende ndihmohen nga kjo pjesë e familjeve të tyre. E mos të flasim për kontributin e këtyre njerzëve që kanë dhënë në ndërkombëtarizimin e problemit të Kosovës në Washington, qoftë me para, qoftë duke marrë pjesë në protesta dhe demonstrata”, thotë Harry.
Meta ka ndihmuar ardhjen edhe të Xhafer Jahjagës, Islam Mushkolajt dhe Hysni Berishës. Ata pastaj kanë sjellë të tjerë. Kështu, njerëzit kanë ndihmuar njëri-tjetrin.
Harry thotë se të gjithë këtyre u kemi ndihmuar në një formë, apo tjetër: dikujt i kemi gjetur punë, dikënd tjetër e kemi marrë në punë, duke inkuadrauar në biznesin tonë. Disave, jo vetëm që u kemi gjetur banesa, por nuk u kemi marrë as qira nga një e dy vjet. Në kompaninë tonë, që e udhëheqim bashkë me Rrustem Gecajn për 30 vjet, kanë kaluar nëpërmjet nesh 200-300 veta, të ardhur nga Kosova. Më vonë, kur ata kanë mësuar gjuhën angleze, kur u janë adaptuar rrethanve në SHBA dhe kur e kanë ndjerë veten të sigurt se mund të veprojnë vetë dhe, natyrisht, kur kanë gjetur punë më të mirë, kanë shkuar nga kompania jonë. Ka edhe asish që nga dita e parë e deri më tash, për më tepër se 20 vjet, punojnë te ne dhe janë të kënaqur me atë që kanë arritur në stabilizimin e jetës së tyre në Amerikë.
-U kemi thënë me babain, vullneti ynë ka qenë t’i ndihmonim ata, e pastaj ka qenë e tyre të zgjedhnin. Ky ka qenë parimi ynë, pra, t’ u shtrijmë dorën e ndihmës “Ai që jep, e ndihmon Zoti“, thoshte Meta. Këtë sintagmë e përsëriste sa herë që ndihmonte të varfërit.
Ka pasur shumë dëshirë t’ u ndihmohet njerëzve. Këtu, po përmendi edhe rastin e Qazim Emrës, të cilin familja Bajraktari e ka ndihmuar deri në vdekje. Këtij atdhetari i është ndihmar në të gjitha format dhe s’ ka ndodhur që të jetë bërë në shtëpinë e tij një gazmend apo të ketë ardhur kush nga Kosova, të mos ketë qenë ai i pranishëm.
Kur erdha në vitin 1991 për të punuar në gazetën”Illyria”, e takova zotin Emra dhe më ra në sy prania e tij e përhershme në lokalet e gazetës
  



























































































   242   243   244   245   246