Page 246 - Nji jete ne mes kosoves
P. 246

243
Metë e Harry Bajraktari (baba e djalë) dhe Rrustem Gecaj, janë ndër njerëzit e parë nga diaspora në SHBA që shtrinë dorën për shumë familje që vuanin për kafshatën e gojës në vitet 90, kur regjimi i Millosheviqit largoi nga puna punëtorët shqiptarë.
Këtu më poshtë po botojmë letrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega në Mitrovicë që mban datën e 15 majit të vitit 1992.
Kjo kryesi ka shqyrtuar në mes tjerash edhe materialin e Sindikatës së Pavarur të Stan Tërgu-t në lidhje me donatorët e ndihmave solidare për minatorët e Stan Tërgu-t dhe duke u bazuar në nenin 7 të Rregullorës mbi punën e kryesisë, vendosi që të shpreh këtë F a l e n d e r i m familjeve të zotit Metë Bajraktari dhe Rrustem Gecajt nga fshati Vranoc, përkatësisht Llukë e Ulët të komunës së Pejës dhe Deçanit për ndihmat e dhëna minatorëve të Minierës “Trepça”- Stan Tërg (Mitrovicë).
I. Falenderimet më të sinqerta u shprehim familjeve Bajraktari dhe Gecaj për ndihmat e dhëna materiale minatorëve të rrezikuar të Minierës “Trepça” e cila ndihmë i kontriboi luftës sonë të përbashkët kundër okupatorit serb dhe frontit të rezistencës gjithëkombëtare për çlirimin nacional.
Ndihmat materiale, sipas evidencës së fundit të Sindikatës së pavarur të Minierës “ Trepça”- Stan Tërg, u janë ndarë punëtorëve të minierës në fjalë dhe atë sa vijon:
1. Ali Hazirit
2. Xhevdet Pecit
3. Mursel Vocës
4. Bedri Rrahmanit 5. Ramadan Tahirit 6. Smail Shalës
7. Demë Kajtazit 8. Esat Xhafës
  NDIHMA E PARË PËR MINATORËT E “TREPÇËS”, ARRITI NGA (SHBA)
FAMILJA BAJRAKTARI DHE GECAJ






















































































   244   245   246   247   248