Page 245 - Nji jete ne mes kosoves
P. 245

242
dhe në shtëpinë e familjes Bajraktari, e pyeta kolegun tim Sulejman Gashin se ç’relacion kishte ai me Metën dhe Harry-n. Ai m’u përgjegj:” Ky njeri s’ ka askënd të vetin dhe duan ta ndihmojnë”. Thashë me veti ende ka njerëz bujarë, ende shqiptarët vazhdojnë me traditën e tyre të vjetër, të afrimit dhe ndihmës.
Në kohën e krizës më të madhe, kur pushteti fashist i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1989-1990 u përpoq t’i gjunjëzonte shqiptarët përmjet urisë, duke i përjashtuar nga puna dhe duke i ndjekur nga Kosova, Metë e Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj patën dëshirë, forcë dhe vullnet të mbajnë 20 familje të minatorëve të “Trepçës” në Stan Tërg, dhe 12 të tjera të Minierave “Kishnicë” dhe “Novo Bërd” të cilët të parët u hodhën nga puna, ndërsa familjet e tyre mbetën pa kurrfarë ekzistence. Ndihma për rrethana të tilla ishte: njerëzi, atdhetari dhe humanizëm. Do të thotë kjo ishte ndihmë kombëtare për çështjen e Kosovës përballë terrorit serb që ushtrohej për gjunjëzim të popullatës shqiptare.
Ndihma e ofruar nga familja Bajraktari dhe Gecaj për minatorët e “Trepçës” ka qenë, njëherësh, edhe një apel për gjithë shqiptarët që të solidarizoheshin me njëri -tjetrin në një moment kur armiku po provonte edhe formën e urisë për mposhtjen e dinjitetit kombëtar e njerëzor të shqiptarëve të Kosovës. Solidarizimi në vitet e 90-ta u dha shqiptarëve moral dhe kurajo që të qëndronin karshi dhunës dhe terrorit sistematik shtetëror. Sikur të mungonte kjo ndihmë dhe ky solidaritet i shqiptarëve, rrjedha e ngjarjeve me siguri do të kishte tingëllimë më tragjike. Mbledhja e mjeteve në diasporën shqiptare për familjet materialisht të rrezikuara ka qenë ndihma më e fortë që i është bërë popullatës shqiptare të Kosovës për të mbijetuar.
Familja Bajraktari dhe Gecaj, ndihmuan refugjatët shqiptarë, të cilët u dëbuan nga forcat ushtarake serbe dhe, gjithashtu, kur ata, u kthyen pasi kishte përfunduar lufta në ndërtimin e shtëpive të djegura e të shkatërruara.
  





























































































   243   244   245   246   247