Page 243 - Nji jete ne mes kosoves
P. 243

240
Ai thoshte se duhet t’ u ndihmohet njerëzve, madje edhe kur mundësitë janë të vogla. Ka ndihmuar shumë miq dhe shokë në Kosovë që e kanë pasur gjendjen e rëndë ekonomike dhe njerëzve të sëmurë. Kishte dhimbje të madhe, sidomos për ata që vuanin nga ndonjë sëmundje e rëndë e nuk kishin mundësi të shëroheshin në Kosovë. Ai solli kushërinin e tij në Amerikë, Mehmet Bajraktarin, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë e zemrës. “Pasi e sollëm nga Kosova e dërguam në një spital të njohur në New York, ku, me përfundimin e analizave, operohet dhe në zemër i vendoset një aparat, i cili për çdo dhjetë vjet duhej të ndërrohej. Ka ndejtur 3-4 muaj në shtëpinë tonë dhe meqenëse ai ishte i paaftë për punë, i grumbulluam disa të holla për t’ u kthyer dhe jetuar në Kosovë. Kthimin e tij e ndihmuan edhe Rrustem Geci, Lul Bajraktari, Sali Nezaj dhe Dervish Berisha. Gjithashtu, Meta ka ndihmuar edhe kusheririn tjetër Sadri Bajraktarin për t’u shëruar në Kosovë, duke mbledhur tri herë para për të. Këtij i ka sjellë edhe një djalë në New York. E pastaj ai ka sjellë edhe dy vëllezërit e tij.
Harry thekson se rrethi i tyre në Kosovë, zakonisht ka qenë i varfër. “Me babain i kemi ndihmuar edhe për martesa dhe nevoja të tjera jetësore.” Musli Bajraktari, për shkak të gjendjes së katandisur ekonomike është dashur ta shtyej dy vjet martesën e djalit të tij të madh, Metës . Këto probleme i njihte mirë Meta, prandaj asnjëherë nuk ka ngurruar për të ndihmuar të tjerët edhe në këtë aspekt.
Meqenëse gjendja politike dhe ekonomike pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 në Kosovë, erdhi e u keqësua vazhdimisht, nevoja për ndihma ishte më e madhe. “Nga viti 1984 e këndej, kishim shumë kërkesa nga të afërmit tanë për të ardhur në Amerikë. Nuk ishte punë e lehtë t’ u ndihmoshe këtyre njerëzve, sepse pjesa më e madhe nuk mund të merrte viza në ambasadën amerikane, prandaj ata zgjedhnin formën e hyrjes ilegale. Ka ndodhur që pasi të kenë arritur këtu, përmjet kanaleve të ndryshme, të kenë rënë në burg. Duheshin para të mëdha për t’ i nxjerrë dhe për të garantuar për ta. Kështu sollëm Agimin, Ismetin, Enverin (Bajraktarin), kemi sjellë nga Lluka e Ulët Halil Tetën, e pastaj mikun e Rrustem Gecajt, Osman Mehmetajn e disa kushërinj të tjerë, shokë e miq.
Kur t’i numrosh, më shumë Bajraktarë do të dalin në Amerikë sesa në Vranoc. Sot jemi 150 këtu. Dikush do të thoshte se kjo ka pasur edhe
  





























































































   241   242   243   244   245