Page 249 - Nji jete ne mes kosoves
P. 249

246
Lidhur me ndihmat e dhëna nga familja Bajrakatari dhe Gecaj, njëri prej minatorëve që i shfrytëzoi këto, Bedri Rrahmani thotë:” Pasi na përjashtuan nga puna ne minatorët e “Trepçës” në Stan Tërg mbetëm në pozitë tejet të vështirë materiale, do të thotë pa kurrfarë të ardhurash për të mbajtur familjet. Në këtë kohë filloi aksioni në mbarë Kosovën dhe në diasporën shqiptare ”familja mban familjen“.
Në kujtim të atyre ditëve, Bedriu tregon se si një grup i minatorëve, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Bajram Rexhepi që për një mandat pas luftës në Kosovë, ishte kryeministër dhe Avdi Uka, kanë shkuar në
Burim (Istog), Pejë, Deçan, Gjakovë dhe Prizren për të gjetur formën dhe mënyrën e organizimit të ndihmave për familjet e minatorëve.
“Më kujtohet, kur arritëm në Deçan pas rrugës që kishim bërë në Burim dhe Pejë, në mbledhje që ishte organizuar për këtë çështje, u paraqit Hysen Gecaj, i cili na e komunikoi lajmin se Metë Bajraktari me të birin Harry-n dhe Rrustem Gecajn nga SHBA kanë shfaqur vullnetin për të mbajtur, ndihmuar 20 familje të minatorëve. Për mua që merrja pjesë në atë mbledhje, si minator dhe përfaqësues i kolegëve të mi, ky lajm më dha aq shumë forcë e vullnet dhe në të njëjtën kohë më emocionoj aq shumë sa më rrodhën lotet. Thashë se derisa te ketë njerëz të tillë- Kosova e ka të sigurt lirinë”.
Posa u kthyen në Stan Tërg, ua kumtuan këtë lajm dhe bënë listën prioritare për këto familje që duhej të merrnin ndihma.
   Bedri Rrahmani, njëri nga minatorët e “Trepçës” që shfrytëzoi ndihmat e familjes Bajraktari dhe Gecaj.
 



























































































   247   248   249   250   251