Page 251 - Nji jete ne mes kosoves
P. 251

248
Metë Bajraktari dhe Rrustem Gecaj ndihmuan edhe 12 familje të minierave “Kishnicë” dhe “Novobërdë”.
Këtu po botojmë emrat e familjeve që u ndihmuan dhe letrën falenderuese të Sindikatës së Pavarur të këtij asociacioni minatorësh.
“Meqë keni shprehur dëshirën që të ndihmoni familjet e rrezikuara në Kosovë, ua ofrojmë listën e dhjetë familjeve të minatorëve të larguar me dhunë nga minierat e “Kishnicës” dhe “Novobërdës”.
Në emër të këtyre familjeve të minatorëve, kryesia e Sindikatës së Pavarur e kësaj ndërmarrje ju falënderon nga zemra juve në veçanti, si dhe të gjithë vëllezërve, bashkëvendasve të juaj nga Lugu i Baranit dhe Lluka e Deçanit, për solidaritetin që po tregoni në këto ditë të vështira bllokade.
Ndihma e juaj në këtë kohë na bën të fortë në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.
1. Ahmet Gashi, “Drenica IV” nr.36 Prishtinë, 6 anëtarë të familjes 2. Ilmi Rafuna, Hajvali -Prishtinë, 12
3.Rexhep Tashevci, “Drenica V”, nr. 26 Prishtinë, 11
4. Hasan Kaleviqi, “Drenica II” nr. 74 Prishtinë, 8
5. Bajram R. Makolli, “ Caralevës” 124 Prishtinë, 7 6. Rrahim Dervodelli, Matiçan- Prishtinë, 7
7. Habib Bregovina, “Novipazari” nr PN Prishtinë, 6 8. Muharrem Mehmeti, Ulpjana P 8?1, nr. 6 , 4
9. Beqir Pacolli, “ Vetërniku” nr. 34 Prishtinë, 6 10. Hamdi Abdullahu, “A. Shabani” nr. 17, 6 11.Uran Tinova “ T. Gërgoviq” nr 2 , 7
12 Mustafë Smaili, Pejë
Zoti Metë Bajraktari dhe zoti Rrustem Gecaj, sindikata e pavarur e minierave ju përshëndet juve me përshëndetjen e minatorëve kur lëshohen në minierë ME FAT! si dhe falenderon bashkëpuntorin tonë të ngushtë, përkatësisht vëllain e juaj Emin Krasniqin për kontributin e dhënë.
Prishtinë,
Kryesia e Sindikatës së Pavurur , 25 shkurt 1991 Kishnicë dhe Novobërdë
  


















































































   249   250   251   252   253