Page 250 - Nji jete ne mes kosoves
P. 250

247
“Vetëm pas tri ditësh, nga mbledhja në Deçan, në Mitrovicë erdhi Muharrem Gecaj dhe i solli ndihmat për 20 familjet që përbënin një numër prej 180 anëtarësh. Me Muharremin kemi shkuar shtëpi për shtëpi dhe u kemi ndarë të hollat që i kishin dërguar familja Bajraktari dhe Gecaj. Ne, në fakt, nuk e pritëm se ndihmat do të jenë aq të shpejta. Kjo na befasoi të gjithëve.”
Bedri Rrahmani thotë se ndihmat kanë zgjatur dy vjet. Ato vinin për çdo muaj dhe menjëherë iu shpërndaheshin familjeve të minatorëve.
“Kam dëgjuar se Meta, Harry dhe Rrustemi, për shkak të situatës tejet të rrezikshme në Kosovë nga policia serbe, paratë i dërgonin nga Amerika në Bullgari, ndërsa Hysen dhe Muharrem Gecaj, gjenin formë dhe mënyrë për t’ i sjellë te ne. Muharremi ka rrezikuar jetën, duke kaluar punkte e postblloqe të policisë serbe, derisa i sillte në Mitrovicë.”, thotë Bedri Rrahmani.
Ndihmat e marra janë ndarë në bazë të numrit të anëtarëve. Fjala vjen, Xhafer Kurti ka pasur 16 anëtarë të familjes, natyrisht se ato janë ndarë sipas gjendjes materiale që ka pasur secila prej tyre.
Nuk ishte vetëm kjo:” Për festat e ndryshme të vitit gjatë këtyre 24 muajve, sidomos për festë të Bajramit, veç ndihmave të rregullta, na i çonin edhe nga $ 100. Kjo ndikoi në moralin tonë për t’ i bërë rezistencë regjimit serb që mundohej të na nënshtronte edhe përmjet varfërisë dhe mungesës së bukës për fëmijë”.
Nëse dikush nga këto familje kanë pasur dikënd të sëmurë, gjithashtu, e kanë ndihmuar për shërim. “Unë e kam pasur djalin e sëmuar nga njëri sy. Ata gjetën një lidhje që ai të dërgohej në Zagreb për shërim. Të gjitha shpenzimet i morën përsipër familja e Rrustem Gecajt dhe e Metë Bajraktarit. Për fat të keq, atje filloi lufta dhe djalin s’ munda ta dërgoja në Zagreb.”
Për familjet e rrezikuara nga uria në atë periudhë në Kosovë, flet edhe një rast shumë karakteristik.
Një ditë kur një familje në Prishtinë i dërgohen në shtëpinë e saj nga një organizatë humanitare 5 kilogram oriz, 3 kilogram sheqer dhe 25 kilogram miell, gëzimi i tre fëmijëve të asaj familjeje s’ kishte mbarim. Është e natyrshme që fëmijët të gëzohen për karamela dhe çokollata, por që të jenë gëzuar aq shumë për miell dhe oriz, tregon faktin se sa të nevojshme ishin ndihmat në at kohë krize.
  

























































































   248   249   250   251   252