Page 252 - Nji jete ne mes kosoves
P. 252

249
   Harry Bajraktari, duke folur në varrimin e Tahir Kërnajës në Prishtinë. I ndjeri përplot 40 vjet kishte jetuar dhe vepruar në New York.
Tahir Kërnaja, me origjinë nga Tropoja, si shumë shqiptarë të tjerë, ishte i ndjekur nga regjimi i E. Hoxhës. Emigroi në SHBA, por asnjëherë nuk pushoi veprimtarinë e tij patriotike për Kosovën. Gjithherë në Washington dhe para OKB-së shpërndante letra, literaturë dhe parulla kundër pushtimit serb e jugosllav. “Duajeni Kosovën se me të nderoni të gjitha trojet shqiptare”, thoshte Kërnaja. Ai e ka dashur aq shumë Kosovën dhe aq shumë është munduar të bëjë për të sa, lirisht mund të thuhet se, histotria i mbetet borxh ta ndriçojë këtë figurë.
Tahir Kërnajën e quanin edhe babë Tahiri. Vdiq në New York më 2002. Meqë e kishte dëshirë të varrosej në Kosovë, një grup i shqiptarëve nga New York-u e dërgoi trupin e tij në Prishtinë, ku u varros me nderime të larta. Për jetën e këtij veprimtari, folën edhe disa bashkatdhetarë të tjerë nga SHBA, Prishtina dhe Tropoja.
Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kryetari komunës, Sali Gashi dhe Berim Ramosaj i ekzekutivit të Prishtinës, organizuan ceremoninë e varrimit në shenjë respekti për kontributin e tij që dha për Kosovën. Delegacioni i shqiptarëve të Amerikës, i cili mori pjesë në varrimin e të ndjerit Kërnaja, i shprehu mirnjohje Dr. Rugovës dhe udhëheqjes së Prishtinës.
 





























































































   250   251   252   253   254