Page 253 - Nji jete ne mes kosoves
P. 253

250
Në bazë të faksimilit të nënshkruar nga këta minatorë të ndihmuar nga Metë e Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, shihet se për dy muaj Muharrem Mehmeti ka marrë 270 dollarë, për muajn mars dhe prill. Përafërsisht kaq kanë marrë edhe familjet e tjera.
Në një rast, policia serbe keqtrajton në mënyrë të egër kryetarin e gjyqit komunal të Deçanit, Esad Mushkolajn. Nga gotitjet e forta, këtij i shkatërrojnë pothuajse tërësisht veshkët dhe ia dëmtojnë pjesë të tjera të trupit. Me të dëgjaur për këtë akt barbar të policisë serbe, Metë Bajraktari dy herë ka grumbullar para për shërimin e tij. “Nëse ka mundësi shërimi- për para s’do ta lëmë që ai të vuajë”, kishte deklaruar ai. Zoti Mushkolaj ishte një jurist i mirë dhe i përkushtuar në profesionin e tij. Ai u përpoq t’ i mbronte shqiptarët në një kohë kur ligji shkelej nga shteti dhe këtë e pagoi rëndë. Kështu ishin keqtrajtuar, në mbrojtje të shqiptarëve, edhe shumë avokatë të tjerë. Disa e pësuan edhe me kokë.
TË MIRËN HUDHE NË DET DO TA GJESH NË SHTËPI
Përmbajtja e kësaj thënie mbështet në parimin humanitar të bamirësisë dhe humanizmit. Kjo thënie e vjetër, të cilën shqiptarët e kanë përsëritur shpesh për shkak të rrethaneve të tyre historike, është e kultivuar edhe në filozofinë tonë popullore “Bën mirë se një ditë ajo do të kthehet“. Nuk ka qenë ky vetëm tregim i thjeshtë, por një filozofi e thellë për dashurinë ndaj njeriut. Rrëfimi se e mira ka udhëtuar larg nëpër det dhe një ditë është kthyer te personi që e ka qitur ka të bëjë me edukimin e vetë njeriut për të ndihmuar tjetrin dhe për të shprehur solidaritet kur ai ndodhet në vuajtje. Shqiptarët kanë kaluar nëpër kriza skamnore dhe ndoshta më së shumti janë munduar ta kultivojnë dhe ta zbatojnë këtë thënie aq të vjetër sa vetë njeriu.
Rasti për të cilin do të bëjmë fjalë më së miri e argumenton këtë.
Isufi, kushëriri i Metës dhe Harry-t nga Vranoci kur ka qenë drejtor shkolle në vitet e 70-ta në Baran, ka hyrë dorëzanë për Metë Bajraktarin te një individ nga Bigovica që jepte asaj kohe para me fajde (10% për
  



























































































   251   252   253   254   255