Page 255 - Nji jete ne mes kosoves
P. 255

252
shkatërruar edhe shumë shtëpi e objekte të tjera të fashatarëve. Harry thotë se mjetet për njërin kat të shtëpisë së tij i kishte siguruar ai, kurse për katin tjetër nga fondi i Bukoshit. Në këtë mënyrë ishte zgjidhur problemi i shtëpisë së Iusufit. Në fakt këto janë ndihma që ka caktuar administrata e UNMIK-ut deri në nxjerrjen e ligjit përkatës për pensione.
-Më treguan në Amerikë se Isufi, edhe përkundër rregullimit të shtëpisë, është së tepërmi i mërzitur, thekson Harry. Ai vërtet ndodhej në një gjendje jo të mirë materiale me tre fëmijë të vegjël, pastaj edhe mosha dhe pamundësia për të punuar, kishin ndikuar në shqetësimin e tij. “Ky rast më preokupoj shumë dhe thashë kur të shkoj në Kosovë do ta vizitoj dhe do të interesohem për të”. Pas një kohe Harry shkon në Kosovë dhe vendos t’ i bëjë një vizitë kushëririt, i cili, në një kohë tjetër, iu kishte gjendur babait të tij.
Kur takohet me të në Vranoc e sheh të mërzitur, ku jetën e shikonte me pasiguri dhe me një dozë skepticizmi. I kishte thënë se, në Vranoc, asaj radhe, kishte ardhur vetëm për të. “Ti ju ke gjendur babait në një moment shumë të rëndësishëm për familjen tonë, prandaj do të bëj diçka për ty dhe fëmijët tuaj. Jam këtu vetëm për këtë çështje.” Harry pastaj i thotë:” Për 20 vjet derisa të rritën fëmijët nga unë dhe familja ime për çdo muaj do t’ i kesh nga 300 dollarë”. Pra, para 35 vjetësh ky i kishte bërë mirë Metë Bajraktarit, duke garantuar për të, dhe tash kjo e mirë po i kthehej. Isufi për dorëzaninë që kishte hyrë askujt nuk i kishte treguar deri në vitin 2001, kur Harry kishte filluar t’ i jipte për çdo muaj nga 300 dollarë.
“Kam filluar nga viti 2001 e do të vazhdoj me pagesë deri më 2019. Në këtë kohë konsideroj se fëmijët do të jenë të zotët për veteveten”, shpjegon rastin e kushëririt të tij, Isufit. Ai tregon edhe faktin tjetër se njeriut mund t’ i ndodhë gjithçka, prandaj “fëmijëve ua kam lënë amenet që ata të vazhdojnë ta kryejnë obligimin”.
“Prej se ka rënë vlera e dollarit, pagesën e bëj në euro. Në vend të 300 dollarëve për familjen e Isufit, paguaj nga 300 euro në muaj”.
Isufi tash nuk ka mërzinë e sigurisë materiale.
Harry lidhur me këtë rast përfundon: “Mos të ishte Isufi, me siguri se ne nuk do të ishim në Amerikë, e nëse nuk do të ishim, me siguri babai im do të duhej të përballej me shumë probleme jetësore. Ky rast
  


























































































   253   254   255   256   257