Page 257 - Nji jete ne mes kosoves
P. 257

254
informacionet për ngjarjet në Kosovë, që të dy kishin dëshirë të bisedonin lidhur me rrjedhën e tyre atje. Meqenëse Sllovenia kishte mbyllur frontin e luftës, ndërkohë që ishte hapur fronti tjetër në Kroaci, Meta kishte frikë se mos po përsëritej viti 1945 në Kosovë, ku forcat serbe, malazeze dhe maqedone patën vrarë e zhdukur mbi 50.000 shqiptarë. Siç kemi theksuar ky kishte përjetuar të gjitha format e dhunës dhe burgosjen në një moshë të re kur kushërinjtë e tij ishin ekzekutuar.
Me keqësimin e vazhdueshëm të situatës në Kosovë filloi të bëhej nervoz. Pinte shumë duhan, ndërsa flinte pak. Ngarkesa jetësore ishte e madhe: një stres që e brente për ditë. Megjithkëtë, shpresonte se situata atje do të përmirësohej dhe një ditë do të arrinte ta përfundonte shtëpinë e tij të dashur në Vranoc.
Jeta me strese, në mbarim të vitit 1995, i solli probleme të rënda shëndetësore. Atij i paraqitet një bllokadë në anën e djathtë. Në një situatë të tillë shëndetësore i duhej të mirrej me veten e tij, duke iu shmangur, aq sa kishte mundësi, ngarkesave të tjera.
“Dasma e Miftarit për babain tim ka qenë një gëzim i madh. Meqenëse situata ishte e keqe në Kosovë ndërkohë që u patëm marrë
   Familja Bajraktari në dasmën e Miftarit dhe Ylfetes. Great Neck, New York, 1996
 




























































































   255   256   257   258   259