Page 259 - Nji jete ne mes kosoves
P. 259

256
“Në ditët e fundit të jetës së tij kam pasur biseda të shumta me tim at”. Ai më tha: “Sëmundja më ka rënduar shumë dhe s’ mund të shpëtoj nga kjo. S’i kam borxh askujt dhe s’më ka kush. Dëshira ime ka qenë të më varrosni në Kosovë, në Vranoc aty ku është varrosur babai, nëna dhe të parët e mi, por si po e shihni gjendja atje është keqësuar në përmasa të rrezikshme. Në pamundësi që kjo të realizohet, dëshiroj që të më varrosni në varrezat e xhamisë në Long Island.” Kjo ishte porosia e parë
Nga e majta: Isuf, Qerim, Metë dhe Harry Bajraktari, New York 1996.
që po i linte Metë Bajraktari, djalit të tij Harry-t.
Amaneti tjetër ka qenë: ”Ke bërë miq, shokë, njeh kongresmenë e senatorë, miq të tjerë amerikanë dhe jashtë Amerikës. Këtë pasuri që e ke bërë përdore sa të mundesh për të mirën e Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e saj, sepse ky është ideali i çdo shqiptari.”
“Për çdo ditë e vizitonim me nënën dhe Miftarin në spital. Asnjëherë nuk e kemi lënë vetëm, ndërroheshim me rend, por Miftari ishte më së
  Në vitin 1997 gjendja e tij shëndetësore u keqësua. Një kohë të këtij viti e kaloi në Spitalin “Columbia” të New York-ut, njëri ndër spitalet më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë nën përkujdesjen e vazhdueshme të prof.dr. Gembova, mjeke specialiste e neurologjisë.
  



























































































   257   258   259   260   261