Page 258 - Nji jete ne mes kosoves
P. 258

255
vesh me miqtë që ata ta sillnin nusen (Ylfeten) deri në Sofje të Bullgarisë. Nga New York-u për në Bullgari udhëtuam: Harry, unë (Nurija) dhe Hasan Osmani, bashkëshorti im. Rrustem Gecaj (daja) siç është gjithnjë i hareshëm në shaka na tha: ”Këqyrni, nëse është nusja e keqe mos e merrni me veti”, përkujton këto momente Nurije Bajraktari- Osmani.
Në vitin 1996 bën pak më mirë. Donte që në të gjallë të tij të kryente të gjitha obligimet familjare. Martesa e Miftarit sikurse për një kohë e qetësoi, por sëmundja ishte serioze.”, thotë Nurija.
Ndërsa, Litafeti dërgimin e babait në spital e kujton me këtë fragment: “Kur babai u shtri në spitalin Columbia në Manhattan, disa ditë kam ndejtur me të. Më tregonte përmbajtjen e një filmi, me gjasë do të ketë qenë “Kapiten Lleshi” që ishte luajtur në Pejë (vërejtja jonë). Filmi si subjekt ka pasur një temë nga Lufta e Dytë Botërore, realizuar në Kosovë. Gjatë atyre ditëve sa e kam shoqëruar në spital më ka treguar shumë ngjarje, por filmi më bëri përshtypje, sepse nuk ma kapte mendja që ta ketë kuptuar aq mirë syzheun e tij në një kohë të hershme kur në Kosovë kishte shumë analfabetë”.
   Një fotografi nga dasma,
Ziza me dy djemtë e saj: Harry-n dhe Miftarin, 1996.
 




























































































   256   257   258   259   260