Page 260 - Nji jete ne mes kosoves
P. 260

257
shumti me të. Për t’ ia hequr mendjen nga atmosfera e spitalit, e pytesha për shumë ngjarje historike, për të cilat më tregonte pa pritesë. Kështu kalonim ato net bashkë me babain. Një natë kur hyra në dhomën e tij në spital e pashë se e kishte zën një kllapi. E ngacmova, duke i thënë se s’ po ma njhte zërin tim. Më tha edhe për së vdekuri zërin tënd do ta njoh. Kjo fjalë më preku shumë dhe nisa të qaj”, thotë Nurija.
40 MILION DOLLARË INVESTIME NË KOSOVË
Harry Bajraktari që nga viti 1990 ka ndihmuar çështjen e Kosovës në të gjitha format, qoftë materialisht, duke dhënë për të, qoftë me aktivitetin e tij të përbashkët me kongresistë e senatorë, ashtu edhe me miq të tjerë amerikanë.
“Amaneti i babait më ka dhënë edhe më shumë forcë të angazhohem për Pavarësinë e Kosovës. Kam ndihmuar UÇK-në, kurse me përfundimin e luftës kam kontribuar në rindërtimin e shtëpive të rrënuara dhe të djegura. Duke u nisur nga fakti se papunësia në Kosovë është shumë e madhe, ndërsa vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik, unë me Rrustem Gecajn deri tash kemi investuar 40 milion dollarë. Në ekonominë tonë janë punësuar më se 600 punëtorë. Florin Krasniqi, gjithashtu ka ivestuar 20 milion dollarë, kurse vëllezërit Agim, Arianit dhe Burim Bajraktari 2 milion.
Po mundohem të nxis sa më shumë biznesmenë shqiptarë që nga kjo pjesë e botës të investojnë në Kosovë, sepse kështu mund të krijojmë vende të reja pune, ku nevoja është shumë e madhe. Veç këtyre investimeve do të përpiqem të bëj edhe më shumë për ekonominë e atjeshme. Në këtë mënyrë do të kryej një borxh ndaj Kosovës dhe babait tim, i cili me aq mund dhe me aq vuajtje më solli në Amerikë”, thotë Harry.
  




























































































   258   259   260   261   262