Page 261 - Nji jete ne mes kosoves
P. 261

258
HATEME BAJRAKTARI-NEZAJ: “Babai im ishte i dashur dhe i embël, zemërbardhë në të gjitha pikëpamjet dhe, veç tjerash, kishte një krenari të përhershme. Ai ka qenë person që provonte shansin. Atë punë që e fillonte përpiqej në mënyrën më të mirë edhe ta përfundonte. Vendimi i tij që të udhëtonte për Amerikë, me gruan dhe katër fëmijë, ka qenë një gjë shumë e vështirë dhe, njëherësh, hap i guximshëm për kohën. Për ardhmërinë e fëmijëve të tij, për një jetë më të mirë dhe më të lumtur, rrezikoi shumëçka. Për fat të mirë e tërë kjo doli me faqe te bardhë. Kur dëgjoi historinë e ardhjes në Amerikë, nga nëna ime, e kuptoj plotësisht sa e zemruar ka qenë ajo dhe gjithë familja e saj.
Vëllai im Harry dhe motra ime Nurija, fillimisht kanë vuajtur më shumë kur kemi ardhur në Amerikë, sepse ishin më të rritur dhe, natyrisht, se atyre u binte të kujdeseshin për nënën, e cila me vëshirësi i përshtatej ambientit të ri. Në rrethana çfarë kemi ardhur vëllait dhe motrës u ra shumë punë mbi krye dhe kjo ndoshta bëri që ata, qysh në fillim, të fitonin një pavarësi jetësore
Unë kam qenë vetëm tre vjeç kur kemi emigruar në Amerikë. Madje, nuk e mbaj mend fare qëndrimin në Itali. Më kanë thënë se kam folur edhe italisht, por kjo mbetet vetëm me kaq. Mbaj mend kur ne jetonim në Manhattan, në katin e pestë të një ndërtese. Ka qenë një dyqan embëlsirash në katin e parë. Fqinjët që na rrethonin na jepnin molla- sheqeri.
Babai im kishte një elegancë të dukshme nga vetë natyra, veshej mirë dhe këtë e kishte për qejf. Ai është munduar gjithmonë qe këto virtyte t’i trashëgojë tek fëmijët e tij. Ka pasur dëshirë të madhe të ndihmojë nevojtarët pa marrë parasysh se a ishin pjesëtarë të familjes, apo dikush tjetër. Sidoqoftë, im at gjithmonë u ka dhënë dorën e ndihmëse skamnorëve. Kam përshtypjen se edhe ne fëmijët kemi një afinitet si babai ynë.
Thoshte gjithherë duhet të theksojmë origjinën se jemi nga Kosova dhe këtë duhet ta kemi për mburrje. Amerika, është ajo që na ka bërë të
  “Një moment i veçantë me babain, ma ndryshoj jetën plotësisht”




























































































   259   260   261   262   263