Page 262 - Nji jete ne mes kosoves
P. 262

259
mundshëm të ruajmë identitetin tonë, duke na mundësuar një jetë të lumtur dhe, njëkohësisht të ndjehemi të lirë që, ta themi atë ç’ jemi.
Kur ne fëmijët flisnim anglisht në shtëpi, na këshillonte që këtë ta bënim shqip. Në udhëtime të ndryshme ndodhte të na pyesnin se nga jemi. Shkas i kësaj ishte gjuha. Ai pergjigjej me krenari se jemi shqiptarë nga Kosova. Në atë kohë amerikanët s’dinin për Kosovën, ndërsa ai përpiqej t’ua shpjegonte me të gjitha mundësitë e tij qe kishte. E kam admiruar babain tim, jo vetëm për faktin se ai ishte krenar, por edhe për atë se mburrej me historinë dhe prejardhjen e tij. Ai na ka edukuar në atë mënyrë që ta ndjenim dhe ta dinim prejardhjen tonë. Kishte frikë se ne do t’i humbasim ato vlera qe ai i ka ruajtur aq shumë. Mu për këtë shkollimin e femrës e shikonte pak a shumë me skepsë, ku rolin e saj më shumë e shihte në mbajtjen e familjes. Kur kam qenë e vogël gjithmonë kam dashur qe të arrija më tepër në jetë se ç’ pritej nga unë. Shikoja prindërit e mi sa të zot dhe të vendosur kanë qenë për të arritur sukses në jetë. Për prindërit e mi ka qenë obligim moral e njerëzor, se si të ndihmosh të tjerët. Ata, bashkë me Harry-n, ndihmuan ardhjen e shumë kushërinjve, miqve e shokëve në Amerikë. Kur kam qenë e vogël përpiqesha të kuptoj përse ata i bënin gjithë këto gjëra për ta dhe nuk më pëlqente fakti që shtëpia jonë të jetë gjithmonë e mbushur me mysafirë.
Aso kohe ne nuk kishim as për vete. Kishim vetëm çatinë mbi kokë. Tashti kur i kujtoj ato çaste e kuptoj se sa zemërgjerë kanë qenë, babai dhe vëllai im. Babai im ka qenë i i rreptë dhe na ka mësuar që ne t’i respektojmë të tjerët dhe të jemi të ndershëm. Prindërit na kanë mësuar që të mos jemi xhelozë për atë që kanë te tjerët, por të punojmë që ajo të arrihet me punë. Unë kështu jam formuar si person, me vlera të tilla që më bëjnë të jem zemërgjerë, e kuptueshme dhe e guximshme.
Të paharruara janë ato çaste kur çdo mëngjez babai im vinte ne dhomën time për të më zgjuar nga gjumi dhe thoshte “Çfarë po bën? Është ora dhjetë e mëngjezit dhe ti akoma po fle. ”Ndërkohe, ishte vetëm 7:30 , dhe nëna ime zihej me të dhe i thoshte “Pse duhet ta zgjosh nga gjumi?”
Babai kurrë nuk i ka shprehur vuajtjet e tij të fëmijërisë. Ai kishte një raport të veçantë me Harry-n dhe Nurijen.
Në vitin 1995 babai u sëmur dhe shkonte për kimoterapi. Mundohesha të jem sa më afër tij me të gjitha gjërat, por ai s’më
  



























































































   260   261   262   263   264