Page 263 - Nji jete ne mes kosoves
P. 263

260
dëgjonte. Trajtimet e bënin atë të mërzitur. Në një rast, derisa isha me tim at në shtëpi, ra zilja e telefonit. Personi që thrriste kishte qenë Harry, i cili ndodhej në Washington, e që kërkonte të fliste me babain. Nuk mund ta harroj kurrë sa i lumtur ka qenë. Sytë e tij shkëlqyen dhe fytyra i shëndriti. Ky moment për mua është i paharruar. Babai ishte i
shqetësuar për vëllain tim Harry-n. Ai kishte frikë se mos po i ndodhte diçka. Kur babai fliste për Harry-n ai e bënte këtë me dashuri të madhe dhe nga ai priste shumë.
Sot, kur i shikoj vëllezërit e mi shoh babanë tek të dy. Është një ndjenjë e papërshkruar të shohesh se si vlerat dhe besimet e tij janë bërë vlera dhe besime të vëllezërve të mi.
Pas luftës, vëllai im Harry, planifikoi një udhëtim për në Kosovë, por para se te nisej ai kishte përgatitur tapinë në emër të të gjithë neve, pesë fëmijëve të Metës. E kujtoj sa i lumtur ishte atë ditë dhe se si ëndrra e papërmbushur e babait ishte bërë një mision për Harry-n. Pikëpamja dhe udha e Harry-t për pavarësinë e Kosovës, janë të lidhura ngushtë me ëndrrat, vuajtjet dhe me historitë që babai i kishte treguar. Pastaj, shikoj vëllain tjetër Miftarin, që nuk ka asnjë lloj pikëpamje për
   Metë Bajraktari, në mesin e dy vëllezërve, Qerimit dhe Lulit, Yonkers, 1995.
 




























































































   261   262   263   264   265