Page 265 - Nji jete ne mes kosoves
P. 265

262
drekuar. Unë s’ munda të haja asnjë kafshatë. Nuk më pëlqente ai ushqim. Babai më tha: ”Ha se nuk ke tjetër”. Ishte i prerë në qëndrimin e tij. Kështu mundohej të më adaptonte.
Kam pasur dëshirë që t’i baja flokët e gjata, por këtë im at nuk e donte. Derisa ishim në Pejë, më futi në një berberhane. Porsa u ula, berberi më pyeti çfarë qethje do? I thashë m’i shkurto vetëm pak. Prapa meje qëndronte babai, i cili e kishte urdhëruar që të m’ i hiqte krejt, ashtu si i qethnin ushtarët. Kur e pashë se ç’ndodhi, më erdhi keq, por heshta, duke ditur qëndrimin e tij.
Nuk mundësha t’ i adaptohem ambientit. Ishte diçka krejt ndryshe- një diferencë shumë e madhe nga ajo e New York-ut. Kur u ktheva vërejta një dallim edhe më të madh. Ky qëndrim i imi më shërbej më vonë, si përvojë jetësore, si eksperiencë dhe si kalitje për t’i përballur problemet.
   Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Metë Bajraktarit.
Nga e djathta: Lul dhe Albana Bajraktari, Bashkim Osmani, Qazim Emra, Hazir Bufi, Hysen Geci, Miftar, Emin, Metë, Naim dhe Qerim Bajraktari, New York, 1997.
 




























































































   263   264   265   266   267