Page 264 - Nji jete ne mes kosoves
P. 264

261
Kosovën, por ka shumë virtyte të babait tim.
Së këndejmi, kur më pyesin “Si e kujton ti babanë tënd?”, unë e
kujtoj si individ zemërgjerë, i dashur dhe i shkathët. Kur më pyesin për një moment të veçantë me babanë që më ndryshoi jetën? Konkluzioni im është se çdo moment që kam kaluar me të ka qenë moment i veçantë. Çdo ditë duhet të jetë një moment specifik që të ndryshon pikëpamjen e të nesërmes”.
“Nothing is for granted”
MIFTAR BAJRAKTARI: Unë kam lindur në Amerikë për ndryshim nga vëllai dhe motrat e mia që kanë lindur në Kosovë. Në kohën kur isha fëmijë më afër kam qenë me Nurijen dhe Hatemen ngaqë prindërit ishin të zënë me punë. Babai im, i cili në shpirt e kishte Kosovën, më bërtiste gjithherë, madje edhe kur i kam pasur 20 vjet, “fol shqip- vetëm shqip”.
Në moshën e vogjëlisë kam qenë shëndetlig. Haja pak ushqim- shumë më pak sesa i duhej një fëmije Duke pasur parasysh këtë fakt, babai më merrte shpeshherë jashtë shtëpisë, ku më blente ndonjë ushqim që më pëlqente. Dëshira e tij ka qenë udhëtimi me tren. Kjo i pëlqente së tepërmi. Kur shkonte nga Manhattan-i në Bronx për të blerë ndonjë lloj ushqimi tradicional, sidomos djath, më mirrte me veti. Megjithkëtë, në këtë periudhë të moshës sime, ai ka qenë shumë i zënë me punë dhe ishte krejt e arsyeshme që unë të kem qenë kryesisht nën përkujdesjen e motrave të mia.
Kur mbusha 15 vjet, më 1985 për herë të parë më ra të shkoja në Kosovë. Nuk kisha kurrfarë imazhi për Vranocin dhe njerëzit e atij mjedisi. Kisha dëgjuar shumë babain dhe nënën duke folur, por, ta them të vërtetën, në atë moshë s’më interesonte. Më thanë se do të rrish pak, por mbeta për më shumë kohë. Bëra disa shokë, por kjo s’ ma ndryshonte mendimin tim.
Një ditë, sa ishim atje,me dy prindërit e mi dhe me xhaxhain tim, Beqirin, nga Vranoci shkuam në Pejë. Hymë në një qebaptore për të
  

























































































   262   263   264   265   266