Page 266 - Nji jete ne mes kosoves
P. 266

263
Unë, kryesisht jam rritur në Yonker-s, në një shtëpi që e patën blerë im at me Harry-n. Një kohë kam jetur në Armonk, por prapë jemi kthyer në Yonkers me dy prindërit në një shtëpi tjetër. Këtu jam martuar dhe këtu më kanë lindur tre fëmijë. Shumëçka më lidh më këtë vend. Edhe kujtimin e babait e kam më afër në këtë shtëpi. Fëmija i parë lindi vajzë. Më parë ishin marrë vesh se nëse lind djalë, foshnjen do ta pagëzonin nëna dhe Harry, e nëse vajzë, Nurija. Më vonë im at na ka treguar se sikurse të kishte lindur djalë e kishte pas vendosur ta pagëzonte me emrin Ali, si trashëgues i emrit të Ali Bajraktarit, njërit nga Bajraktarët e Vranocit.
Me mua babai nuk ka biseduar shumë, por gjithnjë është munduar të më mësoj të jem i pavarur në kryrjen e punëve në shtëpi, në shkollë dhe në rastet e tjera. Ai nuk ma ka përmendur asnjëherë shprehjen i pavarur, por krejt sjelljet e tij kanë qenë të orientuara në këtë drejtim, se si të më bënte të pavarur, si të më aftësonte për jetë dhe si të më bënte më të fortë?. Kjo edukatë e babait më ka ndihmuar shumë në jetë. Sot, gjatë kryrjes së punëve, edhe kur ato ndonjëherë nuk shkojnë mirë, gjej forcë dhe mënyrë për të zgjidhur problemin. Nuk mund të më ndal kush. Këtë formë të qëndresës e trashëgova nga babai im.
Kam pasur mundësi të shpenzoj edhe më shumë kohë me tim at, mirëpo, derisa isha me të, s’mendoja që një ditë ai s’ do të jetë më. Kjo është një shprehje filozofike jetësore. Vetëm kur njeriu mungon, atëherë dihet vlera e tij e vërtetë. Kështu mund të them edhe për babain tim. Amerikanët e kanë një shprehje “Nothing is for granted”.
  Pas një viti, më 1986 prindërit shkuan prapë në Kosovë. Në këtë periudhë ata udhëtonin shpesh. Më thanë eja vetëm për një muaj, por më mbajtën tre. Pas kësaj radhe më s’ ka pasur kush që më çon në Vranoc. Dëshiroj të mos keqkuptohem. Ishte çështje e adaptimit që për mua ishin dy botë krejt të kundërta. Dhe prej kësaj kohe e deri në vitin 2003, do të thotë plot 17 vjet, s’kam shkelur më në Kosovë.






























































































   264   265   266   267   268