Page 256 - Nji jete ne mes kosoves
P. 256

  neve na ka ndërruar jetën. Jemi këtu, ku jemi”.
Isufi është dëshmitar i gjallë i thënies: “Të mirën qite në det, ajo do
të kthehe një ditë në shtëpi“. Kjo e mirë e tij ka udhëtuar 35 vjet dhe pas kësaj kohe të gjatë është kthyer në mënyrë triumfale në shtëpinë e tij!!.
***
Gjatë Luftës në Kosovë, maj 1999 Harry Bajraktari ka ndihmuar familjen e Emin, Isuf, Qerim, Brahim, Amrush dhe Shkelzen Bajraktarit, ndërsa pas kthyerjes nëpër shtëpitë e tyre, bashkë me Rrustem Gecajn, edhe familjet e Abedin, Skender, Maxhun, Shaban, Sami, Qazim, Himë e Zeqir Bajraktarit.
Në njërën prej festave fetare, Bajramin e Vogël, këta humanistë nga SHBA, nëntëmbëdhjetë familjeve Bajraktari në Vranoc, u blenë nga një “kurban” dhe jo vetëm këtyre, por edhe disa familjeve jashtë këtij fshati- thonë në Vranoc.
BËN GJITHÇKA QË MUNDESH PËR KOSOVËN
Rrënimin e dhunshëm të Kushtetutës së vitit 1974, dëbimin e shqiptarëve nga vendet e punës, mbylljen e universitetit dhe të shkollave, të Radio-Televizionit të Prishtinës, “Rilindjes”, Akadamisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Institutit Albanologjik dhe spitaleve, familja Bajraktari i përjetoi rëndë, si çdo mërgimtar tjetër shqiptar që jetonte në SHBA. Ishte shqetësuar për faktin se shumë njerëz mbetën pa kurrfarë ekzistence, pasi ishin flakur nga puna. Mu për këtë, Metë Bajraktari, ndër të parët, dërgoi ndihma për këto familje. Nga viti 1989, kur për herë të fundit u kthye nga Kosova, ku kishte vizituar vëllezërit pas vdekjes së babait, filloi të mirrej intensivisht me zhvillimin e ngjarjeve atje. Me hapjen e gazetës Illyria (1991) udhëtonte për çdo ditë nga 25 mila larg ku jetonte, për t’u informuar se ç’ po ndodhte brenda ditës në Kosovë.
Shok i pandarë i tij ka qenë zoti Emra që pasi në redaksi merrnin
253

























































































   254   255   256   257   258