Page 254 - Nji jete ne mes kosoves
P. 254

251
çdo muaj). Metës nuk i kishte huazuar askush para as me fajde për të marrë rrugën e largët për Amerikë. Kërkoheshin dorëzanë të fortë dhe, vërtet të tillë kishte fare pak, për shkak të papunësisë së madhe që dominonte rajonin. Edhe ata që kishin e mund të garantonin, frikësoheshin se Meta, jo vetëm që nuk do të mund t ‘i kthente, por ai po rrezikonte edhe gruan dhe fëmijët e vegjël. I vetmi njeri që e kishte kuptuar dhe që i kishte dalë në ndihmë, ka qenë Isuf Bajraktari, babain e të cilit pushteti serb në vitin 1945 e kishte ekzekutuar në Pejë. Ky kishte hyrë dorëzanë për kusheririn e tij, Metën.
Isuf Bajraktari për 30 vite martesë nuk kishte pasur fëmijë. Kur ky bën 60 vjet, miq dhe shokë i mbushin mendjen që të martohej edhe me një grua për shkak të fëmijëve. Pas martesës me gruan e dytë i lindin 3 fëmijë. Kur Isufi mbush 65 vjet, në bazë të një ligji të miratuar pas luftës në Kosovë, qitet në pension. Nga ky pension merrte vetëm 40 euro në muaj, sa janë sot në Kosovë. Me këto para e kishte tepër vështirë të mbajë gjashtë anëtarë të familjes.
Gjatë luftës serbët ia dogjën shtëpinë. Në Vranoc ishin djegur e
   Metë dhe Ziza Bajraktari në mes, me të vëllanë (djathtas), Qerimin dhe kushëririn Isufin në Yonkers. Këta dy kishin ardhur në SHBA për ta vizituar Metën, i cili lëngonte nga sëmundja.






























































































   252   253   254   255   256