Page 270 - Nji jete ne mes kosoves
P. 270

  METË BAJRAKTARI ISHTE NJERI I URTË, PUNËTOR I NDERSHËM DHE ATDHETAR I DEVOTSHËM
Metë Bajraktari ndërroi jetë në Spitalin “Columbia” të New York-ut, në mbrëmjen e 19 prillit 1998, në moshën 71 vjeçare. Kishte pranë të shoqen, Zizën, djemtë, Harry-n dhe Miftarin, vajzat, Nurien, Litafeten, Hatemen, nipërit, mbesat, kunatat, vëllain Lulin, miqtë e tij, Rrustem e Xhafer Gecajn me familje dhe Mehmet Kadriun, mik e shok i familjes Bajraktari.
Ai u varros me nderime të larta në varrezat e xhamisë në Long Island- Washington Memorial Park.
“Qindra bashkatdhetarë nga New York-u me rrethe e nderuan të ndjerin z. Bajraktari në shtëpinë mortore në Yonkers, ashtu si dhe në ceremoninë e varrimit në Long Island. Gjatë dy ditëve, sa qëndroi trupi i tij në Shtëpinë mortore ”F. Rugiero & Sons”, familjes së të ndjerit i shprehen ngushëllime, pos qindra bashkatdhetarëve nga New York-u dhe shtetet e tjera për rreth, edhe personalitete të jetës politike të SHBA, si Eliot Engel dhe Sue Kelly, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ministri i Oborrit Mbretënor, Abedin Mulosmanaj, deputeti i parlamentit shqiptar, simboli i qëndresës shqiptare kundër komunizmit, Pjetër Arbnori, i cili ndodhej ato ditë për një vizitë zyrtare në SHBA, Riza Sapunxhiu, ish udhëheqës i lartë i Kosovës, drejtues të organizatave politike e të shoqatave kulturore të komunitetit shqiptar të Amerikës etj,” shkruan gazeta Illyria.
Ceremoninë e varrimit e drejtoi kushëriri i Metë Bajraktarit, Musli Mulosmanaj, i cili e kishte njohur familjen e tij në Vranoc të Pejës, por
267





























































































   268   269   270   271   272