Page 271 - Nji jete ne mes kosoves
P. 271

268
edhe vetë Metën në New York. Ai tha se Metë Bajraktari ishte një njeri i urtë, punëtor i ndershëm dhe patriot i devotshëm, i cili kishte përballuar gjithë pengesat që iu shfaqën një emigranti në një vend të panjohur, kishte ngritur bashkë me të shoqen, Zizë Gecajn, familjen duke i edukuar djemtë e vajzat në frymën kombëtare, në frymën e dashurisë ndaj të afërmve dhe ndaj të gjithë bashkatdhetarëve në SHBA dhe në trojet etnike.
Edhe folës të tjerë vunë në spikamë virtytet që e karakterizuan figurën e Metë Bajraktarit.
Kongresisti Eliot Engel, në një fjalë të gjatë mortore tha se e kishte njohur Metë Bajraktarin përmes të birit, Harry-it, një veprimtar i dalluar shqiptar në New York dhe ish botues i gazetës ILLYRIA.
“Unë e njoha z. Metë përmjet Harry-t. Ai më kujtonte fatin e gjyshit tim, i cili kishte ardhë në SHBA nga një vend tjetër, me një kulturë tjetër, ku ishte ballafaquar me vështësi të mëdha, të cilat mund ta thyejnë njeriun, por jo edhe ata që kanë moral të fortë, siç kishte Metë Bajraktari, i cili punoi me nder dhe ngriti familjen e tij, djemtë, siç ishte Harry, të cilin e njoha gjatë veprimtarisë së tij për çështjen e Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi, tha Eliot Engel.
Anthony Athanas, konsull nderi i Shqipërisë në Boston dhe njëri nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, bashkëkohanik i Nolit dhe Konicës, kishte ardhur nga Bostoni për të ngushëlluar familjen e të ndjerit Metë Bajraktari.
Duke folur për figurën e tij, Athanasi tha se Meta nuk ka vdekur sot ngase pas vetes ka lënë fëmijët e vyeshëm, siç është Harry, i cili u dhuroi shqiptarëve të Amerikës një institucion të rëndësishëm informativ e kulturor gazetën “Illyria”, një burim të besueshëm dhe shumë të rëndësishëm të informacionit në gjithë komunitetin tonë dhe më gjerë.
Prof.dr. Gamboa, mjek specialist i neurologjisë që u kujdes për shëndetin e Metës gjatë qëndrimit në spitalin “Columbia” të New York- ut, tha se Meta i kishte premtuar ta vizitonin së bashku Kosovën, por sëmundja e pengoi atë ta realizonte premtimin, të cilin do ta realizojë djali i tij Harry.
Në ceremoninë mortore për figurën e gjyshit Metë folën edhe mbesa Lumturije Osmani dhe nipi, Gani Bajraktari.
  

























































































   269   270   271   272   273