Page 273 - Nji jete ne mes kosoves
P. 273

270
ta, skenat e uzurpimit të pasurisë dhe të presionit të vazhdueshëm serb që kishte për qëllim dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore. I rritur dhe i edukuar në një familje ku ruheshin dhe kultivoheshin me zell traditat shqiptare, dashuria për njerëz dhe fryma e atdhedashurisë, si dhe lufta për liri dhe pavarësi, kanë bërë atë që këto
virtyte t’ i ruajë edhe në mërgim.
Si pjesëtar i një familje të ndjekur gjithmonë nga regjimet e huaja,
Metë Bajraktari, ndonëse fare i ri, njohu vetë tmerret e burgut në Pejë, ku u arrestua së bashku me axhallarët e tij. Ndonëse nuk pati fatin tragjik të axhës Zenel Bajraktari, i cili u pushkatua pa gjyq në burgun e Pejës, të kushërinjve të tjerë , të cilët u pushkatuan. po ashtu pa gjyq, dhe u varrosën natën. Metë Bajraktari nuk u shpëtoi torturave dhe mizorive të komunistëve serbo-sllavë.
Ende pa i mbushur shtatëmbëdhjetë vjet, Metë Bajraktari dërgohet me dhunë në burgun e Pejës, e pastaj në frontin e luftës në Drenicë dhe atje mbetet deri në fund të asaj lufte të tmerrshme vëllavrasëse, ku pushteti komunist kishte hedhur shqiptarët në fronte të kundërta, ku ata duhej të vrisnin njëri tjetrin.
Tmerret e Luftës së Drenicës, që i përjetoi popullata e pambrojtur e këtij rajoni, që është bërë objekt i sulmeve edhe sot, po lënin gjurmë të thella në shpirtin e djaloshit të ri, por po ia forconin atij edhe më shumë urrejtjen për armikun dhe respektin për të parët e vet.
Akti i parë i dramës shqiptare po mbyllej me mbarimin e luftës, por pushteti i ri komunist vazhdonte me të njëjtat mjete përpjekjet për dobësimin e elementit shqiptar në Kosovë. Format e kësaj lufte ishin ndër më të egrat dhe përfshinin të gjitha shtresat e popullsisë. Në shenjestër ishin familjet e mëdha e më me ndikim në rrethet e tyre.
Objekti i sulmit ishte edhe familja e Metë Bajraktarit, si dhe ai vetë. Në vitin 1956, në aksionin famkeq të mbledhjes së armëve, pos anëtarëve të familjes së gjerë dhe të prindërve, në burgjet serbe u gjet përëseri Metë Bajraktari. Presioni i policisë serbe që ushtrohej kundër tij dhe kundër familjes Bajraktari në vitin 1956, por edhe më vonë, kishte për qëllim të fundit krijimin e gjendjes së pashtegtalje dhe të detyrimit për t’ u shpërngulur në Turqi.
Metë Bajraktari gjithnjë e më shumë po bindej se lufta për ekzistencën e familjes së tij po bëhej më e vështirë në vendlindjen e tij në
  
























































































   271   272   273   274   275