Page 272 - Nji jete ne mes kosoves
P. 272

269
Ndarja nga njeriu i dashur është shumë e dhimbshme, ndërsa kur kjo ndarje bëhet në mërgim, është shumëfish më e rëndë dhe shumëfish më e dhembshme.
Jemi të sigurt se ne si familje dhembjen e ndajmë bashkë me miqtë dhe dashamirët e shumtë të Bacës Metë, ndërsa ajo bëhet më e lehtë për ne në praninë tuaj, në këto momente të rënda për familjen shumë antarëshe të Bajraktarëve, e sidomos të djemve, vajzave, nipave e mbesave të tij.
Jeta e Metë Bajraktarit ishte e ngjashme me jetën e qindra mijëra bashkatdhetarëve tanë që kanë qenë të detyruar t’ i lënë trojet e veta, kush më herët e kush më vonë, duke i ikur terrorit serb, apo duke u përpjekur të sigurojë kafshatën e gojës.
Metë Bajraktari, i biri i Musli Bajraktarit dhe Mejreme Alajt- Bajraktarit, u lind në Vranoc të komunës së Pejës me 27 qershor të vitit 1927, në një familje me tradita patriotike. Qysh si fëmijë kishte përjetuar dramën shqiptare nën thundrën e qeverisë monarko- fashiste jugosllave. Ai ishte dëshmitar i ndjekjeve, persekutimeve, plaçkitjes së pasurisë dhe vrasjeve të anëtarëve të familjes së tij, si dhe bashkëfshatarëve. Si i ri edhe vetë u bë objekt i ndjekjeve, persekutimeve, vuajtjeve dhe torturave që ushtronin pushtetarët e huaj mbi anëtarët e familjes dhe mbi bashkëvendasit e tij, vetëm për arsye se ishin shqiptarë dhe dëshironin të ishin të lirë në trojet e të parëve të tyre.
Metë Bajraktari ishte një djalë i zgjuar, një burrë i dashur dhe një plak i urtë. Ai ishte një njeri i respektuar në mesin e shokëve dhe miqve, një vëlla i dashur në mesin e vëllezërve, një baba dhe gjysh i mirë në mesin e djemve dhe nipave.
Ai pa me sytë e një fëmije para kohe vuajtjet e prindërve të vet dhe të bashkatdhetarëve, përpjekjet e tyre për të përballuar në mënyrë dinjitoze shfrytëzimin e egër, dhunën dhe terrorin serb që ushtrohej mbi çdo familje shqiptare. Ai përjetoi skenat e tmerrshme të vrasjes së anëtarëve ë familjes së vet, të dhunës fizike e psikike që u ushtrua mbi
  Kushëriri Xhafer Krasniqi, foli për jetën e Metë Bajraktarit, duke vënë në pah veçoritë e tij morale, si dhe të familjes së të ndjerit, që Meta i kishte trashëguar nga të parët e vet.
“Sot po ndahemi nga babai, gjyshi dhe kushëriri ynë i dashur Metë Bajraktari.


























































































   270   271   272   273   274