Page 274 - Nji jete ne mes kosoves
P. 274

271
Vranoc. Mirëpo, sado që i papërballueshëm ishte presioni serb mbi familjen Bajraktari, Meta e kishte të vështirë të merrte një hap aq të madh e të pamatur për të marrë botën në sy në shkretëtirat e Anadollit. Ndaj, midis alternativës, të vuash por të mbetesh shqiptar, apo të “shpëtosh” e të vdesësh i huaj, Meta zgjodhi të parën. Nuk deshi të shpërngulej, ndonëse ky vendim pati një çmim mjaft të lartë.
U izolua familja Bajraktari, me urdhër të pushtetit komunist, u bojkotua nga rrethi i miqve, të cilët, nën kërcënimin e pushtetit, nuk guxonin t’ia shkelnin pragun e derës. Kulla e Bajraktarëve, që dikur ishte kështjellë e rezistencës, ishte bërë burg familjar. Dyert e oborrit hapeshin për miqtë që vinin me hapa të lehtë natën, pa i parë kush. Ky ishte një izolim i tmerrshëm, të cilit vështirë se mund t’i bëhej ballë. Por, ky burg duhej të përballohej, sepse qerres së shpërnguljes së Bajraktarëve, do t’i vëheshin prapa qindra qerre të tjera drejt stacionit të trenit në Pejë, me teshë e koteshë, për të marrë rrugën e gjatë e të pakthim drejt Anadollit.
Dhe, një ditë pranvere të vitit 1969, Metë Bajraktari vendosi ta linte vendlindjen dhe të emigronte në SHBA. Rruga e tij ishte e panjohur dhe e gjatë. Duhej kaluar nëpër Itali. Në Itali Metë Bajraktari, bashkë me gruan, djemtë e vajzat, i përjetoi ditët e para të emigrimit. Aty gjeti shumë miq e dashamirë, me fat të njëjtë që po ia bënin më të lehta ditët e mërgimit. Ali Muki e strehoi në shtëpinë e tij në Atina, afër Romës. Ishin të rralla bisedat me Metë Bajraktarin në New York, ku të mos përmendej Ali Muki dhe të tjerë burra që kishin ndihmuar dhe të cilëve ai u mbeti mirënjohës gjatë tërë jetës. Ai nuk do ta harronte as familjen Mulosmanaj, e cila e kishte pritur atë me gjithë familje, sapo kishte arritur në New York. Mulosmanajt e ndihmuan familjen e Metë Bajraktarit edhe gjatë kohës së qëndrimit në Itali, duke e trajtuar sikur të ishte pjesëtar i familjes së tyre. Ata u kishin siguruar strehim familjes dhe u gjetën punë anëtarëve të saj në New York.
Metë Bajraktari e deshi aq shumë Vranocin sa që edhe pse kishte arritur në New York një mirëqenie të pabesueshme për mjedisin prej nga ka ardhur. Ai ngriti një shtëpi të madhe në vendlindje, ndër më të bukurat në fshatin e tij, i bindur thellë se fëmijët e tij do të ktheheshin shpejt atje.
Ai dha një kontribut të madh për ndërtimin e shkollës në Vranoc.
  




























































































   272   273   274   275   276