Page 300 - Nji jete ne mes kosoves
P. 300

297
  NË VRANOC, PËRKUJTOHET 90 VJETORI I GJENOCIDIT TË MALIT TË ZI NË LUG TË BARANIT
Më 12 prill 2003 në Vranoc, në shtëpinë e Metë Bajraktarit, u përkujtua 90 vjetori i gjenocidit malazias mbi popullatën e Lugut të Baranit. Në zinxhirin e ngjarjeve të një shekulli, kjo konsiderohet ndër më trishtueset, se prekja në kombësi dhe fe janë e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli. Në këtë përkujtim të kësaj ngjarje, morën pjesë mbi 5000 vetë nga të gjitha anët e Kosovës, sidomos nga fshatrat e Lugut të Baranit dhe të rrethinës së Pejës. Në këtë tubim, mori pjesë edhe William Walker që popullit shqiptar i kujtohet për fjalët e thëna në Reçak (janar 1999), ku vrasjen dhe masakrimin e 45 shqiptarëve nga policia dhe ushtria serbe e cilësoi si vepër kundër njerëzimit. Ky kualifikim bëri që SHBA dhe NATO të ndalnin kriminelin Millosheviq, duke bombarduar caqet strategjike ushtarake të Serbisë.
Në këtë përkujtim, pos William Walker-it dhe Harry Bajraktarit, folën edhe të tjerë. Delegacioni nga SHBA përbëhej nga William Walker, Harry, Musli Mulosmanaj, Florin Krasniqi, Rrustem Gecaj, Sabit Bitici, Ziza Bajraktari, Gjejlane Aga - Bajraktari, Skënder Krasniqi, Nurije Bajraktari- Osmani etj.
Meqenëse kjo ngjarje, nëntë dekada më parë, lidhet drejtpërdrejt me Bajrakun e Vranocit, këtu në vazhdim botohet fjala e Harry Bajraktarit.






























































































   298   299   300   301   302