Page 301 - Nji jete ne mes kosoves
P. 301

298
  Lugu i Baranit qëndroi aty ku ka qenë gjithmonë dhe ku do të jetë për jetë në trojet e veta heroike shqiptare
Të dashur vëllezër e motra, mysafirë të nderuar,
Jemi tubuar sot në fshatin Vranoc të Lugut të Baranit për ta përkujtuar ngjarjen tragjike e cila ndodhi në këtë trevë dhe në mbarë Rrafshin e Dukagjinit para 90 vjetësh, përkatësisht në fillim të pranverës më 1913, kur ushtria malazeze e kral Nikollës i okupoi këto anë dhe bëri gjenocid të tmerrshëm në popullësinë shqiptare, për ta detyruar të heqte dorë nga feja dhe kombësia shqiptare dhe të kalonte në fenë ortodokse e në kombësinë sllave,
Do të ishte më mirë dhe do të dëshironim që me rastin e tubimeve tona t’ i
përkujtojmë dhe t’ i festojmë ngjarjet historike të shënuara, të lavdishme e të gëzuara, por mjerisht, ato për ne shqiptarët janë shumë të rralla, sepse politika e fqinjve tanë ka qenë gjithmonë antishqiptare, agresive dhe imperialiste, me qëllim që të na dëbojnë e të na zhdukin nga trojet tona historike, ta bëjnë pastrimin etnik të tyre dhe t’ i kolonizojnë me serbë e malazezë.
Lugu i Baranit, në krye me Bajraktarin e Vranocit, u ka qëndruar burrërisht fortunave të tilla gjatë shekujve, si në ditët e vështira të okupacionit të egër serbosllav mesjetar, ashtu edhe gjatë sundimit pesëqindvjeçarë të okupatorit
 Pjesëmarrësit e tubimit në Vranoc, nderojnë me një minutë heshtje shqiptarët e masakruar nga ushtria malazeze në vitin 1913 në Lug të Baranit.
Më parë këtu u mbajt një tubim i madh përkujtimor, 2003.
 

























































































   299   300   301   302   303