Page 303 - Nji jete ne mes kosoves
P. 303

300
dr. Gjergj Gashi, dom Anton Kqira, e të tjerë.
Për të pranishmit që morën pjesë në shënimin e kësaj ngjarje
historike, Harry Bajraktari në shtëpinë e babait të tij, Metë Bajraktarit në Vranoc, shtroi një drekë madhështore. Në një ambient të rrallë, siç
ishte ky, u bisedua për fatin e mëtejmë të Kosovës.
Po këtë ditë filloi edhe ndërtimi i kullës së vjetër të cilën forcat serbe
e kishin shkatërruar e djegur në luftën e fundit. Kështu ishte edhe me kullën e Sylërexhajve. Siç kemi theksuar edhe në pjesën e parë të këtij libri, këto dy kulla ishin bërë rrafsh me tokë edhe në vitin 1893 nga ushtria e Mustafë Çerkez Pashës.
   Para kullës së Isa Boletinit në Boletin: nga e djathta Florim Bajraktari (djali i Harry-t), Harry, Akademik Mark Krasniqi, Emin Krasniqi dhe Rrustem Gecaj. Për merementimin e kësaj kulle historike, shkatërruar nga forcat ushtarake serbe, Harry dhe Rrustemi dhanë 10.000 dollarë.
 


























































































   301   302   303   304   305