Page 305 - Nji jete ne mes kosoves
P. 305

302
tash po e realizon Harry me kushërinj, me vendasit e tij e të tjerë që ndodhen në Amerikë dhe Evropë.
Për vënien e gurthemelit të Qendrës së Vranocit, në qershorin e vitit 2003 nga SHBA udhëtoi një delegacion i shqiptarëve në përbërje të Harry Bajraktarit, Musli Mulosmanajt, Rrustem Gecajt, Florin Krasniqit, të përndershmit Elez Osmanit etj. Në manifestimin që u organizua me këtë rast në Vranoc morën pjesë shumë qytetarë të Lugut të Baranit, pastaj përfaqësues nga Prishtina, Peja, Deçani dhe Gjakova. Ishin të pranishëm edhe akademik Mark Krasniqi dhe dom Kelmend Spaqi, nga Gllogjani.
Gurthemelin e xhamisë e vunë myftiu dr. Rexhep Boja dhe biznesmeni e veprimtari nga SHBA, Harry Bajraktari. Në këtë manifestim që u organizua me këtë rast u fol për nevojën e urbanizimit të tërësishëm të fshatit Vranoc dhe rolin që do të ketë kjo qendër në afirmimin e vlerave qytetare e fetare të kësaj pjese të Dukagjinit.
Fjala e Harry Bajraktarit, mbajtur në këtë manifestim:
Ju jetonit në robëri, ne në mërgim kishim lirinë,
por na mungonte atdheu
Bashkatdhetarë të dashur,
Që nga viti 1999 unë kam ardhur në vendlindje disa herë dhe bashkë me ju
kemi festuar lirinë e Kosovës. Deri para katër vitesh kjo nuk ishte e mundur. Ju jetonit në robëri, ne në mërgim kishim lirinë, por na mungonte atdheu. Sot dëshirat tona janë plotësuar. Ju po i gëzoni frytet e lirisë bashkë me ne që jetojmë larg jush por që me zemër e shpirt jemi bashkë.
Këtë e dëshmon edhe dita e sotme kur po vejmë bashkarisht gurthemelin e xhamisë sonë. Kjo qendër do të shfrytëzohet për të mirën e banorëve, do të jetë një vend për bashkimin e popullit, siç ka qenë gjithmonë gjatë historisë. Ajo po ndërtohet me ndihmën që dhanë djemtë e vajzat e këtij fshati që jetojnë në Amerikë, Evropë e vendlindje. Ju që jetoni këtu e nuk lejuat që fshati të zbrazej, ashtu siç kishte dëshirë regjimi i Millosheviqit.
Pasi bashkatdhetarët tanë jashtë atdheut ndihmuan në ndërtimin e Kosovës, shtëpive dhe shkollave, erdhi koha të mendonim për ndërtimin e objektit të
  






















































































   303   304   305   306   307