Page 306 - Nji jete ne mes kosoves
P. 306

303
xhamisë sonë. Para një viti ne filluam bisedat në Amerikën e largët se si mund të fillonim organizimin për të ndërtuar xhaminë e fshatit. Shefqet Ukaj me një rast tha se duhet të bashkohemi e të fillojmë aktivitetin. Në këtë bisedë morën pjesë edhe Florin e Skënder Krasniqi. Që në fillim patëm një përkrahje të gjerë nga bashkatdhetarët tanë në Amerikë, jo vetëm nga Vranoci, por edhe nga miqtë tanë si profesor Elez Osmani, Musli Mulosmanaj, Sali Neza e Rrustem Geci, i cili jo vetëm që kontribuoi materialisht por edhe premtoi se me nipin e tij, Hysenin, do të merrte pjesë në ndërtimin e xhamisë.
Shqiptarët janë të njohur në botë për bashkëjetesë fetare. Muslimanë e të krishterë gjithmonë kanë jetuar bashkë e kanë bashkëpunuar për të mirën e kombit. Edhe ky institucion fetar që po ndërtohet në fshatin tonë është produkt i këtij bashkëpunimi. Ne kemi përkrahjen materiale e morale të vëllezërve të krishterë.
Kjo qendër nuk do të mund të ndërtohej pa ndihmën tonë të përbashkët. Ky është edhe një shembull se kur punohet bashkë, gjithçka është e mundur.
Kjo qendër do të ndërtohet këtu që t’ i lutemi Zotit siç ju lutën të parët tanë që nga koha kur ajo u ngrit për herë të parë më 1830. Pushtetit serb i pengoi xhamia e fshatit dhe ai e rrënoi atë. Serbia e dinte se ajo ishte më shumë se një shtëpi e Zotit. Ajo ishte qendra e fshatit ku bashkatdhetarët tanë luteshin e bënin planet për të ndihmuar çështjen kombëtare.
Dhe erdhi koha që t’i tregojmë botës se jemi të gatshëm të ndërtojmë ardhmërinë tonë, me forcat tona. Ne kemi dhënë provimin e parë; kemi zgjedhur institucionet demokratike në Kosovë, kemi parlament e qeveri. Po ecim të sigurt drejt rrugës së pavarësisë të cilën do ta arrijmë me ndihmën e aleatit tonë të shtrenjtë, Amerikës. Për të fituar pavarësinë e plotë, shumëçka varet nga bashkëpunimi i udhëheqësve tanë politikë. Ata duhet që mbi çdo gjë tjetër të vendosin interesin kombëtar.
Bashkatdhetarë të nderuar, siç dolëm fitues në shumë veprimtari kombëtare, do të dalim fitues edhe në këtë veprimtari fetare. Nuk do të kalojë shumë kohë e në fshatin tonë do të kemi tempullin modern të Zotit, ku do të lutemi sërish për kombin e atdheun, do të mblidhemi aty për të forcuar besimin fetar e kombëtar. Ai që beson në Zotin e lutet në shtëpinë e tij, beson në kombin e atdheun e tij.
Ne sot nuk bëjmë asgjë më tepër veç përmbushim amanetin e të parëve tanë që na mësuan e udhëzuan të shkojmë në rrugën e drejtë, të besojmë në Zot e atdhe, të ndihmojmë aq sa mundemi Kosovën, vendin tonë të shenjtë që vuajti aq shumë. Sot ne duhet të përkujtojmë së bashku të gjithë ata që para shumë e shumë vjetësh ngritën xhaminë e parë.
Bashkatdhetarë të nderuar, sot në prag të 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ne kujtojmë të gjithë heronjtë e kombit që ranë për atdhe e fe, të gjithë ata që
  

























































































   304   305   306   307   308