Page 308 - Nji jete ne mes kosoves
P. 308

305
sipërfaqe të tokës së punueshme. Mbi këtë lumë u ndërtua edhe ura. Lidhur me urbanizimin e përgjithshëm të fshatit Vranoc, Gani Krasniqi, kryetar i Shoqatës humanitare” Ardhmëria e Vranocit”, gazetës”, “Bota Sot” i deklaroi: “Me ndihmën e bashkëvendasve që gjenden në SHBA dhe Evropë, të prirë nga Harry Bajraktari, u ngritën Qendra e Rinisë dhe objekti i kultit fetar (xhamia), e cila qe ndërtuar dy shekuj më parë, e të cilën forcat ushtarake serbe në luftën e fundit 1989- 1999 e bënë rrafsh me tokë. Qendra e Rinisë që ka sallën moderne prej 420 vendesh për mbajtjen e shfaqjeve dhe manifestimeve të ndryshme kulturo-artistike, mbledhjeve dhe takimeve të qytetarëve të këtij lokaliteti, është një dhuratë e madhe që na dhanë njerëzit e fshatit tonë. Ky objekt ka edhe dy salla të tjera për organizimin e kurseve për gjuhë të huaja, për rrobaqepësi, pastaj organizimin e kurseve të ndryshme shëndetësore e të tjera për femrat e kësaj ane dhe sallën për bibliotekë,
e cila ka rëndësi për përhapjen e librit dhe afirmimin e tij”.
Duke folur për objektin tjetër ai thotë:” Mu në qendër të fshatit u ngrit edhe objekti tjetër- xhamia e fshatit. Edhe këtë objekt forcat serbe
e patën rrënuar, si shumë të tjera në këtë fshat.
Rindërtimi i këtyre dy objekteve, thotë z. Krasniqi, ka kushtuar rreth
220 mijë euro. Ky lokalitet i Lugut të Baranit me kontributin e bashkatdhetarëve në SHBA dhe Evropë, ka arritur të ngrisë të gjitha objektet e nevojshme për një jetë urbane.
Zoti Krasniqi, në emër të fshatit Vranoc për ndihmën e dhënë, falenderoi Harry Bajraktarin, Shefqet Ukajn, Florin dhe Skënder Krasniqin, të cilët s’ kursyen asgjë që ky vend të duket sa më i bukur.
  


























































































   306   307   308   309   310