Page 307 - Nji jete ne mes kosoves
P. 307

304
punuan për këtë ditë kur ne gëzojmë lirinë e pritur me shekuj. Lavdi të gjithë atyre që punuan për të mirën e kombit tonë.
Unë jam shumë i gëzuar që sot po vëhet gurthemeli i xhamisë. Dhe ju premtoj se edhe në të ardhmën, shqiptarët e Amerikës do t’ ju ndihmojnë në çdo aksion për të mirën e fshatit, për të mirën e Kosovës dhe të gjithë kombit shqiptar. Vetë s’ mund të bëjmë asgjë. Bashkë mund të bëjmë shumë.
~~~
Nëse ndonjë lokalitet i Kosovës ka fituar shumë nga emigracioni, atëherë epiteti i parë me siguri, do t’i takojë fshatit Vranoc të Lugut të Baranit. Këta bashkatdhetarë të shpërndarë nëpër botë, shumica e të cilëve ndodhën në SHBA, arritën t’ i japin një pamje të urbanizmit modern këtij vendbanimi. Pas luftës në Kosovë, u ringritën objektet dhe shtëpi në vend të atyre të djegurave, ndërsa u ndërtuan edhe të rejat. Me mjete të Bashkësisë Evropiane dhe ndihmën që dha dr. Selvete Krasniqi, u realizua projekti i ujësjellësit dhe kanalizimit, u ndreq edhe shtrati i lumit, i cili shpeshherë dilte nga rrjedha e tij dhe vërshonte
Pamje nga një pjesë e fshatit Vranoc, 2007.
    




























































































   305   306   307   308   309