Page 309 - Nji jete ne mes kosoves
P. 309

306
  RIKTHIMI I HARRY-T PAS 30 VJETËSH NË SHKOLLËN E BARANIT, ATY KU KISHTE NISUR MËSIMET FILLESTARE
Harry Bajraktari nga ajo ditë e qershorit të vitit 1969 kur u përshëndet me shokët e klasës në Baran e deri me sot, asnjëherë s’ e harroi shkollën dhe njerëzit e saj. Qysh atëherë po mendonte se nëse do t’i jipej rasti, do ta ndihmojë atë. Në kohën kur Millosheviqi i pat mbyllur të gjitha këto në vitin 1990, Harry nuk e kishte humbur shpresën. Ai thoshte se ne këtu në SHBA duhet të punojmë shumë që të bëhet mirë në Kosovë. Aktiviteti i vrullshëm që u zhvillua gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në New York dhe vende të tjera ku janë të përqëndruar shqiptarët( SHBA), ishte kontributi më i madh që problemi i Kosovës të dilte në arenën ndërkombëtare, ku më se një shekull e kishte ngulfatur politika dhe diplomacia ekspansioniste serbe.
Kujtesa për shkollën e Baranit te Harry nuk ishte shuar kurrë. Në pranverën e vitit 2000 u nis drejt saj atje ku e kishte lënë para 30 vjetësh, aty ku i kishte filluar mësimet e para. Tash atje po shkonte me një synim dhe dëshirë të madhe që shkollave të Lugut të Baranit dhe disa shkollave të komunës së Deçanit t’u sjellte projektin kompjuterik.
Me ndërmjetësimin e z. Harry Bajraktarit, profesor David Philips dhe Rrustem Gecajt, American- Jewish World Service, Jewish Coalition for Emergency Relief dhe Mercy Corp Internacional, dhuruan 250 mijë dollarë për realizimin e një projekti në shtatë shkolla në Lug të Baranit dhe në disa të tjera të komunës së Deçanit. Me këtë delegacion në Kosovë ka qenë edhe Dr.Sami Repishti.
Lidhur me këtë çështje Harry, në gazetën Illyria të datës 25 prill, 2000 deklaron: Disa fondacione amerikane dhuruan një kontribut prej 250 mijë dollarësh për shkollat e Kosovës. Ndihma ishte orientuar për shtatë





























































































   307   308   309   310   311