Page 311 - Nji jete ne mes kosoves
P. 311

308
   Harry Bajraktari, duke shikuar nxënësit fill pas dorëzimit të kompjuterëve në shkollën fillore të Gllogjanit-Lugu i Baranit, 2000.
 të ardhmen e Kosovës, ata nxënës do të jenë inxhinierët e nesërm, ekonomistët, tregtarët, ata nuk duhet ta ndjejnë veten inferiorë ndaj moshatarëve të tyre në perëndim. Atë që na patën mohuar, ne duhet t’ u ofrojmë.
Ju mendoni se ngritja e nivelit të shkollës në Kosovë do të çojë në integrimin e shpejtë në Evropë?
-Pa dyshim, ndryshe Kosova do të vonohej për t’u bërë pjesëtare e Evropës, do të vonohej që të vendosë lidhjet me botën, të bëjë tregti me të Kosova dhe Shqipëria si shumë shtete të Ballkanit, pjesë e rajonit kanë shansin për t’ u integruar në Evropë. Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet ta fiksojnë idenë se shpëtimi i tyre do të jetë Bashkimi Evropian. Dikush do të bëhet për dy vjet, dikush për dhjetë e dikush tjetër për pesëdhjetë vjet. Shqiptarët nuk kanë se presin 50 vjet, ata duhet të bëjnë çmos që të krijojnë kushte stabiliteti, qetësie dhe rendi që të integrohen sa më parë. E ardhmja jonë është Evropa, thotë Harry.






























































































   309   310   311   312   313