Page 313 - Nji jete ne mes kosoves
P. 313

310
Baranit, pastaj varrezat e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës: në Dukagjin, Drenicë, në Rrafsh të Kosovës dhe në lokalitete të tjera të kësaj hapësire shqiptare. Ata panë shumë shtëpi të djegura dhe njerëz që përpiqeshin të sanonin pasojat shkatërruese të luftës. Të gjitha këto paraqiten në librin ”Përshtypje udhëtimi”, nga këta dy autorë që u botua në Prishtinë, më 2001. Në këtë libër, përveç bisedave me njerëz mbi ardhmërinë e Kosovës, përfshihen edhe ca intervistat që ata patën rast t’i jipnin për Radio Televizionin e Kosvës dhe për gazeta të përditshme.
Nga vizitat nëpër Kosovë, botohen edhe disa fotografi. Njëra prej tyre ilustron fjalën e Harry Bajraktarit, në oborrin e shkollës fillore në Lug të Baranit, aty ku, para tri dekadash, ky biznesmen dhe veprimtar kishe ndjekur mësimet fillestare. Shkas për të ka qenë dorëzimi i kompjuterëve nxënësve të këtij institucioni arsimor.
MANIFESTIMI NË SHESHIN “HAXHI ZEKA” ME RASTIN E EMËRTIMIT TË RRUGËS KRYESORE TË QYTETIT TË PEJËS
“ELIOT ENGEL”
Pesë vjet pas përfundimit të luftës, në Kosovë kishte ndryshuar shumëçka: shtëpitë e rrënuara dhe të djegura nga fushatat e egra fashiste serbe, në masë të madhe ishin ndërtuar dhe ndrequr. Në disa lokalitete, në vend të gërmadhave apo afër tyre ishin ndërtuar shtëpi të reja. Gjurmët e luftës së tmerrshme ngadalë po shlyheshin. Prapa mureve të shtëpive të rrënuara, mbetej dhembja, pikëllimi për njerëzit e vrarë, të ekzekutuar, të djegur dhe të zhdukur.
Gjithashtu, në Kosovë filloi edhe ndërtimi i fabrikave ushqimore dhe të fabrikave të tjera të prodhimit të materialeve ndërtimore dhe fabrikave të tjera industriale.
Në kuadër të investimeve në Kosovë, Harry bleu edhe kompleksin e Shtëpisë së Mallërave në Pejë, të cilin e pagëzoi me emrin e babait të
  


























































































   311   312   313   314   315