Page 314 - Nji jete ne mes kosoves
P. 314

311
tij. Në njërën prej ballinave të kësaj ndërtese grandioze, është vendosur emri me shkronja të mëdha “Metë Bajraktari Plaza“. Ky kompleks është i vendosur në sheshin “Haxhi Zeka”, në pjesën më të bukur të qytetit.
Të kthehemi vetëm 15 vjet prapa: kryesia e komitetit komunal të Pejës në nëntor të vitit 1989 pat miratuar propozimin për ndryshimin e rrugëve të qytetit që mbanin emrat e figurave më të shquara të historisë sonë kombëtare si, Vëllezërit Frashëri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Bajram Curri dhe Lidhja e Prizrenit, e në anën tjetër emrat e këtyre personaliteteve të zëvendësoheshin kryesisht me emra të historisë serbe. Lidhur me këtë akt të turpshëm të politikës serbe pat reaguar Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shqiptarët e Pejës dhe rrethinës si dhe shumë institucione të kulturës gjithandej hapësirës shqiptare.
Harry thotë se në kohën e sundimit komunist të Jugosllavisë, mu nga ky shesh, funksionarë të ndryshëm kanë shprehur akuza të shumta kundër familjes sonë, duke e quajtur atë si familje reaksionare, ku përmendnin disa nga emrat e Bajraktarëve të Vranocit.
   Kompleksi i Qendrës Tregtare “Metë Bajraktari Plaza” në bulevardin “Eliot Engel” dhe sheshin “Haxhi Zeka” në Pejë- investim i Harry-t pas luftës në Kosovë.
 





























































































   312   313   314   315   316