Page 316 - Nji jete ne mes kosoves
P. 316

313
Në këtë shesh, me rastin e emërtimit të kësaj rruge, mori pjesë e tërë Peja dhe rrethina e saj. Ky qytet, që gjatë tre muajve të fundit të luftës në Kosovë, ishte djegur e shkatërruar pothuaj tërësisht nga forcat e ushtrisë dhe policisë serbe, në kët ditë sikur po shëronte ato varrë të shumta.
Në këtë manifestim të madh, pos atyre të komunës dhe në nivel të Kosovës, në tribunë dolën edhe Eliot Engel dhe Harry Bajraktari.
Ziza, kujton:” Ishte diçka madhështore që s’ kisha parë në jetën time. Shumë popull, të rinj e të vjetër, shumë flamuj shqiptarë e amerikanë. Foli edhe Harry. Thosha, O Zot ruaje djalin tim!. Kur fliste, kisha përshtypjen se po shkon “përpjet”, sikur po “fluturonte”. Kisha shumë emocione, sidomos kur thoshte:” Këqyrne Pejën sa e bukur po duket sot, sa të mëdha janë këto sheshe, këto rrrugë dhe këto ndërtesa. Nesër do të jetë edhe më e bukur. Shihni sa fisnik është ky popull, që përkundër tragjedisë që pësoi po marrshon me optimizëm drejt përparimit dhe lumturisë”
   Harry Bajraktari (në mes) me disa anëtarë të familjes, kushërinj dhe shokë në Vermicë të Prizrenit, gjatë vizitës në Kosovë, 2003.
 





























































































   314   315   316   317   318