Page 317 - Nji jete ne mes kosoves
P. 317

314
  GËZIM DHE SHQETËSIM
E fejuam djalin e Harry-t, Naimin, thotë Ziza. Në këtë kohë ndodheshim në Kosovë. Në Vranoc, në shtëpinë tonë, në korrik të vitit 2005 bëmë një gazmend. Kjo ka qenë në traditën tonë që fejesat të përcilleshin me gëzim të familjes, miqve dhe farefisit. Për këtë qëllim qemë përgatitur. Në këtë festë familjare erdhën shumë njerëz nga Vranoci, Peja, Deçani, Prishtina dhe miq e shokë të tjerë të Harry-t. Në oborrin e madh të shtëpisë, që gjason në një kopsht të bukur botanik, bashkë me tingujt e muzikës folklorike të Dukagjinit, u krijua një ambient i rrallë që të mallëngjente. Manifestimet e tilla familjare shumë i adhuronte Meta dhe babai i tij, Musliu. Kishte dëshirë që t’ i bashkonte të gjithë. Edhe Harry e ka trashëguar këtë veti nga i ati.
Në këtë përgëzim nga Amerika kishin ardhur edhe Rrustem e Xhafer Geci (vëllai dhe nipi im), Lul Bajraktari, kunati, e të tjerë. Ishte një natë e bukur plot yje, me hënën e re që ndriçonte Lugun e Baranit, si një vend magjik. Në këso raste hëna e re simbolizon të mirën. Të këndshme janë netët e tilla gjatë verës në këtë pjesë të Dukagjinit.
Po këtë natë më përcillte edhe njëfarë lloj shqetësimi. Sikur kisha një parandjenjë. S’ dija ku do t’ i dilte tymi. Rreth orës 11, mysafirët filluan të shpërndaheshin nëpër shtëpitë e tyre, kush në Pejë, Deçan, Gjakovë, e kush në Prishtinë. Pasi i përcollëm njerëzit që na nderuan në këtë natë, Harry na tha se kishte një punë në Prishtinë dhe i duhej të nisej edhe ai. I thashë, sonte është vonë, lëre për nesër. Megjithatë, ai insistoi të shkonte. Pasi Harry u nis për Prishtinë, po atë natë, bashkë me motrën time, Ajmonen, shkova në Deçan, në shtëpinë e saj.
Harry gjatë rrugës kishte pasur aksident komunikacioni dhe ishte përcjellë njëherë në spitalin e Prishtinës, në repartin për emergjencë, e pastaj në qendrën amerikane në Bonsteel.
Në Prishtinë mjekët e këtij spitali dr. Faton Hoxha, dr. Sadri Bajraktari, dr. Abdyl Krasniqi e të tjerë i japin ndihmë, ku atë natë dërgohet në spitalin amerikan në Bonsteel, afër Ferizajt.
Do theksuar se Ramush Haradinaj, menjëherë pas ndodhjes së aksidentit informon zëvendësshefin e UNMK-ut në Kosovë, Larry Rosin, kurse ky gjeneralin e forcave amerikane në Bonsteel dhe me



























































































   315   316   317   318   319