Page 318 - Nji jete ne mes kosoves
P. 318

315
helikopter nga Prishtina bartet në këtë qendër ushtarake amerikane. Harry-t atë natë iu gjendën afër dhe e ndihmuan Gjejlanja e cila pas aksidentit grahu vetë makinën dhe Selvije Hoti që u përkujdes derisa u dërgua në spitalin e Prishtinës.
Ziza të gjithë këtyre u është mirënjohës për ndihmën që i ofruan djalit të saj Harry-t, i cili në sajë të përkujdesjes atë fatkeqësi e kapërceu pa pasoja të më vonshme shëndetësore.
Ziza më tej rrëfen: ”Të nesërmen sikur ndija diçka të keqe. Ishte gjë e pazakonshme në shtëpinë e motrës sime. Televizori nuk ishte çelur fare atë ditë. Me mua në Deçan ishte edhe vajza ime, Nurija. Ajo porsa e kishte marrë lajmin se çfarë i kishte ndodhur Harry-t, ishte nisur për ta vizituar në spital. Motra s’ më tregonte. Nurija kur doli në mëngjez nga shtëpia, më tha se po shkonte në Gjakovë ta vizitonte dhëndrrin. Dikur kah përfundimi i ditës, u kthye ajo. Kur u shfaq në derë, e pashë se s’ ishte ajo Nurija e zakonshme. Kishte një fizionomi tjetër dhe një zbehje të dukshme në fytyrë. Një shqetësim i theksuar vërehej tek ajo.
E pyeta ç’ke Nurije, nuk po dukesh mirë?
- Asgjë, më tha!
Pas insistimit tim, ajo bëri edhe një shmangie tjetër.
-Më ka lodhur rruga, u përgjegj.
Më në fund e vërejti edhe ajo se diçka kisha hetuar dhe nisi të më tregonte ç’kishte ndodhur me Harry-n!
Ky lajm më tronditi shumë. Dridhesha e tëra. Më thoshin mos u mërzit se është lënduar pak dhe shpejt vjen në shtëpi. Më s’ besoja në askënd. Kjo ditë, thotë Ziza, ka qenë dita më e rëndë në jetën e saj.
“Harry i ka ndihmuar njerëzit si në Kosovë, ashtu edhe në Amerikë. Ata që s’kishin “idare”. Buka e shpëton njeriun nga të këqijat- Zoti e ruajti!”
Litafeti thotë: “Përplasjen më të thellë shpirtërore e përjetova kur më e vogla motër, Hatemja ma komunikoi lajmin mbi fatkeqësinë rrugore që ka pasur vëllai im, Harry në Kosovë. Kjo ishte një tronditje e madhe, përkundër faktit se ime motër më tha se jeta e tij nuk është në rrezik. U mundova të jem e fortë ashtu siç na kishte mësuar babai, por ishte shumë vështirë. Ju luta zotit që kishte pasur mirësinë dhe e ruajti vëllanë tim. Ky shqetësim më përcolli gjatë, derisa Harry u kthye nga Kosova në New York.”.
  






















































































   316   317   318   319   320