Page 315 - Nji jete ne mes kosoves
P. 315

312
   Harry Bajraktari me Rrustem Gecin, para Qendrës Tregtare në Pejë, që mban emrin e Metë Bajraktarit.
Kjo qendër në kohën e pushtimit serb quhej 17 nëntori.
 Popujt kanë fatet dhe tragjeditë e veta. Në këtë kontekst, i shtron vetes pyetjen, “ se a do të mendonte kush që në këtë ndërtesë do të vendosej emri i babait tim, mu aty, prej ku sulmohej me gjithfarë fjalësh familja jonë nga politika serbe dhe nga disa komunistë të Pejës dhe rrethinës”.
Ziza Bajraktari përkujton këtë ditë si ditë të lumtur, sepse si thotë ajo: “ Bashkëshorti im, Meta ka vuajtur shumë derisa u rritën fëmija dhe morën punët në dorë. Më dhimbset që vdiq dhe nuk e përjetoi lirinë, të mirat ekonomike që arriti Harry edhe në Kosovë. Ka qenë tepër i lidhur me Vranocin dhe këtë qytet”.
Atë ditë në qendër të Pejës, në këtë shesh u bë përurimi i rrugës që mban emrin e kongresistit të nderuar nga SHBA, mik personal i Harry- t dhe i shqiptarëve, ELIOT ENGEL për kontributin që dha në ndërkombëtarizimin e problemit të Kosovës në Kongresin amerikan. Që nga viti 1990 e deri me lirinë e Kosovës dhe tash kur pavarësia e saj është shtruar në debate të forumeve të ndryshme botërore, konkresisti Engel, nuk pushoi së vepruari, duke i kundërshtuar ashpër insistimet e Beogradit që Kosovën ta rikthej nën pushtimin serb.





























































































   313   314   315   316   317