Page 310 - Nji jete ne mes kosoves
P. 310

307
shkolla që funksionojnë në 14 fshatra të Lugut të Baranit. Nxënësit e shkollave në Baran, Vranoc, Gllogjan, Nepole, Krushevc dhe Buqan, përmjet instalimit të kompjuterëve të pajisur me programe interneti do të bëjnë të mundshëm vënien në kontakt me informacionin bashkëkohor, do të ndihmojnë mësimin e gjuhës angleze, do të vihen në kontakt me zhvillimet në Amerikë dhe gjithë perëndimin, do të përgatitën për integrim në Evropë. Janë shpërndarë kompjuterët nëpër të gjitha shkollat e Lugut të Baranit. U instaluan nëpër klasë ku do të kalojnë të gjithë nxënësit e shkollës dhe do të marrin njohuri rreth kompjuterit, do të mësojnë të hyjnë në programet e instaluara, do të mësojnë anglishten dhe do të njihen me zhvillimet botërore. Në Shkollën tetëklasëshe të Baranit u instaluan 21 kompjuterë, në Gllogjan14, në Krushec 12, në Nepole, Buqan dhe Kotradiq nga 3 sish.
Përse u shkoi ndërmend që të çoni në Lug të Baranit, pikërisht një projekt kompjuterësh dhe jo një ndihmë tjetër?
-Mendoj se ky është një investim që i shërben asaj që synojmë për Kosovën e nesërme. Ky brez që përjetoi tmerret e luftës duhet të shkollohet me gjuhën e kompjuterit dhe të internetit. Ai do të qeverisë
   Harry Bajraktari, duke dhuruar kompjuterët në njërën nga shkollat e komunës së Deçanit.
 





























































































   308   309   310   311   312