Page 302 - Nji jete ne mes kosoves
P. 302

299
osmanli aziatik. Kështu për shembull, popullsia e Lugut të Baranit mori pjesë aktive në lëvizjen patriotike të“ Lidhjes së Prizrenit, më 1878-1881 dhe në luftërat e saj për çlirimin e atdheut, si në Grykën e Carralevës, në luftën e lavdishme për mbrojtjen e trojeve shqiptare të Plavë e Gucisë, ashtu edhe në fronte të tjera ku kishte nevojë. Rexhë Bajraktari nga Vranoci ka qenë pjesëmarrës i dalluar në organet e Lidhjes së Prizrenit dhe ai i ka pasur në çdo rast mbas veti gjithë popullsinë e Bajrakut të Vranocit. Ali Bajraktari, ka qenë gjithashtu, faktor i dalluar në lidhjen e besës te Verrat e Llukës, përkatësisht të Besëlidhjes së Pejës më 1897 e 1899, në krye me patriotin e madh Haxhi Zekë Biberajn.
Lugu i Baranit ka pasur shumë raste kur është dashur t’ i mbrojë me armë në dorë edhe fshatrat e veta, si nga nizamët e zaptitë turke, ashtu edhe nga ushtria dhe xhandarmëria serbo-malazeze. Kështu në këtë Lug, në muajin korrik 1893, nën udhëheqjen e Haxhi Zekës, u zhvillua një betejë e ashpër kundër ushtrisë së madhe turke, të komanduar nga Mustafë Çerkez Pasha. Këtu kishte mbërrirë edhe Bajram Curri me vullnetarët e vet, për t’ i ndihmuar Haxhi Zekës. Ai ishte vendosur në kullën e Bajraktarit të Vranocit, të cilën artileria e rëndë turke e rrënoi deri në themel, bashkë me shumë kulla e shtëpi të tjera të fshatit dhe të mbarë Lugut të Baranit.
Komandanti i xhandarmërisë turke në Pejë, Xhafer Tajari, ka kaluar shumë keq kur pat ardhur me ushtarët e tij për të mbledhur “verginë”- taksat në Lug të Baranit, i cili kullat e veta i ka shfrytëzuar shumë herë si kështjella të pamposhtura në raste të tilla.
Më 1913, ushtria malazeze e komandant Veshoviqit dhe xhandarmëria e Savë Batarës, bënë gjenocid në Lug të Baranit e në Rrafshin e Dukagjinit, duke vrarë e prerë me mijëra shqiptarë, sepse kundërshtuan të ndërrojnë fe e komb e të pranojnë fenë e kombësinë e armikut shekullor.
Gjatë Jugosllavisë së kralit, popullsia e kësaj treve ka qenë gjithmonë në thumb të pushtetit të Beogradit. Mjafton të përmendim vetëm tragjedinë e vitit 1937, kur me rastin e votimeve parlamentare e komunale, xhandarmëria serbe vrau me dhjetra shqiptarë, të cilët kundërshtuan falsifikimin e këtyre votimeve. Presioni i vazhdueshëm në popullsinë e kësaj treve për ta detyruar të shpërngulet për në Turqi, nuk pati sukses. Lugu i Baranit qëndroi aty ku ka qenë gjithmonë dhe ku do të jetë për jetë në trojet e veta heroike shqiptare.
Vranoc, 12 prill 2003
Ky fjalim u lexua edhe në akademinë që u organizua në Pejë, me rastin e këtij përvjetori, ku folën akademik Mark Krasniqi, Skënder Hyseni, i cili lexoi fjalën e presidentit Rugova, dr. Zekeria Cana, dom
  


























































































   300   301   302   303   304