Page 324 - Nji jete ne mes kosoves
P. 324

  TË TJERËT PËR METË BAJRAKTARIN
Dëshira për të ndihmuar
AJMANE GECAJ- CACAJ, Deçan: Shkuarjen e Zizes në Amerikë, si motër e pata përjetuar keq dhe këtë për dy arësye: ajo ishte motra më e madhe, ku kisha mbështetje dhe asaj kohe nuk dilte askush jashtë Kosovës. Ka pasur raste që ndonjë mashkull shtëpie të merrte rrugën e kurbetit diku më afër si në Kroaci, Slloveni apo në Mal të Zi, por jo të dilte me tërë fëmijët, si pat vepruar Meta. Dalja jashtë e Zizës, me katër fëmijë të vegjël, për mua ka qenë një tronditje e thellë që kurrë s’kam për ta harruar, sepse kisha frikë që do të mbetej midis rrugës, pa pasur kush t’u ndihmonte dhe pa pasur me kënd ta qanin hallin.
Dy ditë para se të merrte rrugën e gjatë, shkova me burrin tim në Vranoc. Kur u përshëndetëm kisha një parandjenjë se s’ do ta shoh kurrë më. Nga Vranoci deri në Deçan s’ më pushuan asnjë herë lotët.
Kur nëna kthehej prej Peje në rrugë për në Llukë, nga kishte përcjellë Zizën për te treni, u ndal tek unë në Deçan. Ishte shumë e mërzitur dhe kur unë e pashë me një mërzi aq të madhe, fillova të qaj. Që të mos e lëja nënën vetëm, shkova edhe unë më të në Llukë të Poshtme. E ngushëllonim njëra tjetrën dhe kur të dyja ishim bashkë, më lehtë e përballonim mërzinë.
Kaloi një kohë, ndërsa ne nuk dinim gjë për ta. Kishte fjalë të ndryshme derisa një ditë u lajmëruan nga Italia.
Vëllai im, Halili nga Lluka shkoi në Itali dhe pasi i kishte vizituar na tha se Ziza ishte mirë me gjithë fëmijë dhe me Metën. Ata po priteshin të niseshin për Amerikë. Kur e morëm këtë lajm, mërzia pak a shumë na u hoq. Pas arritjes në Amerikë, bisedat telefonike ishin të rralla, sepse atëherë shumë vështirë vëheshin lidhjet me botën e jashtme.
Meta, pas një kohe e mori edhe Rrustemin në Amerikë, ne u
321


























































































   322   323   324   325   326