Page 325 - Nji jete ne mes kosoves
P. 325

322
mërzitëm edhe më shumë. Kush e ka ditur që do t’i ndiqte një fat kaq i mirë, Zizën, Metën, Harryn dhe më vonë edhe Rrustemin!
Meta ka qenë shumë i dashur. S’ka ndodhur të ketë kaluar nëpër Deçan e të mos jetë kthyer në shtëpinë tonë. Ai neve na ka ndihmuar në të gjitha mënyrat nga Amerika.
Meta ka pasur një respekt të madh për Rrustemin në Amerikë dhe fëmijët e Halilit, ashtu edhe për familjen tonë në Llukë.
Nga Amerika na çonte veshmbathje dhe sende të tjera. Ishim të varfër, sidomos në vitet e 70-ta. Kur vinte sillte nga tri-katër valixhe përplot tesha, disa për ne në Deçan, e disa për familjen në Llukë.
Meta, në vitin 1986 na dha një ndihmë të madhe dhe me ato para hapëm tri dyqane, të cilat i kemi edhe sot.
Hajdar Cacaj me bashkëshorten e tij, Ajmanen, Deçan.
    



























































































   323   324   325   326   327