Page 327 - Nji jete ne mes kosoves
P. 327

324
arsimtar i gjuhës shqipe në Baran dhe jo vetëm që s’ka pasur shok ndër bajraktarë, por mendoj se as në Lug të Baranit dhe më gjerë. Tre arsimtarë që i përkasin familjes Bajraktari më kanë dhënë mësim: Beqiri (histori), Zenuni (gjuhë shqipe) dhe Isufi (matematikë).
Metë Bajraktarin e kam njohur në Kosovë, por shumë më mirë këtu në Amerikë. Kur erdha në New York në vitin 1974, një natë kam bujtur te Zymber Prelvukaj. Të nesërmen kanë ardhur Meta me Harry-n dhe
më kanë marrë në shtëpinë e tyre. Me këtë familje kishim një lidhje miqësore. Nuk mund ta harroj respektin dhe nderin që më bënë Meta, Harry dhe Ziza (tezja).
Desha të kthehesha prapë te Zymberi, por Meta më tha se ka kohë që të shkosh edhe atje. Dhe kështu, mbeta gjatë në familjen Bajraktari. Në fakt, unë s’ kisha ardhur për të qëndruar në Amerikë. Një ditë ia përmenda Metës se doja të kthehesha në Kosovë. Ndërsa, ai më tha bën si të duash, por unë të kisha këshilluar të rrish këtu se njerëzit po japin shumë para për të ardhur në Amerikë, e ti je këtu e s’ po e shfrytëzon rastin. Puno njëherë, bëri pak para se në Kosovë, mund të kthehesh kur të dëshirosh. Ditët kalonin e unë gjithnjë isha te Bajraktari. Ndërkohë
   Metë Bajraktar (djathtas) me Qazim Emrën dhe Dervish Berishën, New York 1984.
 




























































































   325   326   327   328   329