Page 329 - Nji jete ne mes kosoves
P. 329

326
e ndarjes me këtë burrë, i cili me punën e tij fisnike, jo vetëm që përtëriu traditën e familjes Bajraktari, por për fshatin e lindjes- Vranocin, Lugun e Baranit, rrethin e Pejës dhe më gjerë, mbeti një emër i nderuar. Themi murin e ndarjes, sepse Meta emigroi herët, në një kohë, kur shqiptarët ishin të diskriminuar politikisht dhe ekonomikisht nga pushteti jugosllav.
Në rrugëtimin e dhunshëm, ai kishte dy armë me veti: ndershmërinë, virtytin që e shoqëruan tërë jetën dhe besimin e patundur tek Zoti i madh. Me këto e nisi luftën për jetë në tokën e premtuar, në Amerikë. Këtë përfundim mund ta nxirrte kushdo që kishte pasur rastin të dëgjonte evokimet e tij për ato ditë të vështira.
Rastet dhe puna e bëjnë njeriun të njihet më mirë me tjetrin. Kështu mua m ‘u dha rasti të takohem me të në New York, më 1980, mjerisht në një rast vdekjeje familjare. Tashmë, Metën e kishim bërë mik shtëpie. Por edhe sot e kësaj dite e mbaj mend që në një gjendje shpirtërore tepër i shqetësuar, gati me lot në sy, me fjalë të dala thellësisht nga zemra, ai më tha: “Zoti ju lashtë shëndoshë”. Ndoshta, ky qe ai mometi kyç që ne mbetëm miq të dashur përgjithmonë.
Metë Bajraktari bënte pjesë në plejadën e mërgimtarëve me ndjenja te theksuara atdhetare, me koncept të qartë fetar, kështu që binomin fe- atdhe kurrë s’ e kishte ndarë nga mendja. Dhe, pasi arriti ne Amerikë, u tregua mjaft aktiv. “Me cilësitë e tij burrërore, ai fitoi simpati nga shumë njerëz të komunitetit shqiptatro-amerikan dhe në këtë drejtim bëhet forcë e re e këtij komuniteti”- më pat thënë Can Mulosmanaj.
“ Në Amerikë krijoi një rreth të gjerë njerëzish e miqsh, me te cilët e lidhte ndjenja e përbashkët: nderimi, mirëkuptimi, respekti i ndërsjellë dhe virtyte të tjera”, më pat thënë në një bisedë Imam Isa Hoxha, kur ishte fjala për Metë Bajraktarin. Ai ishte anëtar i Qendrës Islame Shqiptaro- Amerikane në Brooklyn. Qendrën e ndihmoi me shumë të mira. Po të shfletojmë numrat e revistës së kësaj qendre, “Perpjekja” do ta hasim emrin e Metës i cili me punën, kontributin dhe angazhimin e tij, së bashku me të tjerët, bëri që kjo qendër të afirmohet.
”Ne bënim një punë të mirë e më shumë rëndësi për këtë qendër”, më pat thënë Meta. Punonim të edukojmë dhe ruajmë fëmijët tanë, gjuhën e ëmbel shqipe si dhe fetë, virtytet dhe zakonet shqiptare” Meta, jo vetëm që ndihmoi materialisht, por edhe fëmijët i shkonin rregullisht
  



























































































   327   328   329   330   331