Page 328 - Nji jete ne mes kosoves
P. 328

325
Harry më gjet punë. Ç’prej asaj dite që kam zbritur në Amerikë, e duke përfshirë edhe ditën e sotme kur po e bëjmë këtë bisedë, kurrë nga Bajraktari s’ jam ndarë.
Meta dhe Harry kanë qenë të ”ngarkuar” të kujdesën me njerëzit që vinin nga Kosova. Po përmendi vetëm ata të fillimit: Lul Bajraktarin, Rrustem Gecin, veten e shumë të tjerë që erdhen para dhe më pas. Të gjithë këta i strehuan, u gjetën punë dhe i përkrahen në themelimin e bizneseve të tyre.
Kemi pasur një miqësi të madhe: kurrë s’ ka ndodhur që Bajraktari të ketë pasur ndonjë gazmend apo t’ i ketë ardhur dikush nga Kosova e të mos më ketë thirrur. Kurrë... Më ka respektuar dhe e kam respektuar dhe vlerësuar së tepërmi.
Metë Bajraktari ka qenë bamirës, shqiptar i mirë, besimtar i madh dhe në çështje të xhamisë gjithmonë kemi qenë bashkë.
Dikush që është paraqitur për ndihmë (diçka), Meta ka qenë i pari që ia ka shtrirë dorën. Ishte i vendosur në ruajtjen e traditave shqiptare, në ruajtjen e gjuhës, zakoneve, mësimin e historisë dhe e ka pasur të theksuar vetinë: “ndihmoje njeriun kur ndodhet ngusht“. Meta ka dhënë shumë bukë, sidomos për njerëzit që vinin nga Kosova. Për të (Kosovën) nuk ka kursyer asgjë.
Nga dita e parë, sa kam ndejtur te Metë e Harry Bajraktari, më kanë trajtuar si anëtar familje dhe ajo që më ka bërë përshtypje është se në asnjë rast s’ kanë fshehur gjë prej meje.
Meta kishte tri tipare kryesore: ndershmërinë, virtytin dhe besimin e patundur tek Zoti
ELEZ OSMANI, New York: Për emrin e Metë Bajraktarit kisha dëgjuar para se të takohesha me të. Në fakt, të mirat kishin bërë që emri i tij të permendej gjithandej Dukagjinit. Ndërsa, në odën tonë të burrave ky emër lakohej, përkatësisht zihej në gojë shpesh. Koha kishe vërë murin
  Meta me Zizën, i bënë një garancion shoqes sime dhe ajo erdhi drejtpërdrejt në Amerikë me gjithë fëmijë. Kështu mbeta në New York. Për vizitë në Kosovë shkova pas shtatë vjetesh.

























































































   326   327   328   329   330